English

Përplasje mes dy makinash në Sarandë, vdes një 24-vjeçar

Sarandë, 17 tetor, NOA – Një aksident i rëndë ka ndodhur orët e para të ditës së sotme në Sarandë. Korrespondenti i Agjencisë NOA raporton se nga përplasja e dy automjeteve ka humbur jetën një person.

Bëhet fjalë për 24-vjeçarin Zamir Koka, i cili ka qenë në drejtimin e njërit prej dy automjeteve. Ndërkohë që nga aksidenti ka mbetur i plagosur rëndë dhe një person tjetër.

Ngjarja ka ndodhur në dalje të qytetit të Sarandës dhe mendohet se shkak i aksidentit ka qenë lagështia e rrugës, si dhe lëvizja e automjetit mbi nivelin e lejuar të shpejtësisë.

a.k/NOA

KOMENTE