Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shqetësimet për furnizim me energji, Konfindustria: Duhet të përmirësohet kontrata OSSH-Biznes
English

Shqetësimet për furnizim me energji, Konfindustria: Duhet të përmirësohet kontrata OSSH-Biznes

Tiranë, 17 tetor, NOA – Konfindustria duke u mbështetur në rritjen e shqetësimeve të industrive në vend sa i përket cilësisë së furnizimit me energji elektrike, ka ndërmarrë nismën për ndryshimin dhe përmirësimin e termave ligjorë të kontratës tip të furnizimit me energji elektrike CEZ Shpërndarje-Biznes, sipas standarteve të vendeve të BE-së.

Sipas këtij shembulli duhet të përmirësohet edhe kontrata tip ndërmjet CEZ Shpërndarja-Individ/Qytetar.

Në këtë kontekst administratori i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku tha sot se i ka dërguar disa ditë më parë një kërkesë zyrtare Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës si dhe Entit Rregullator të Energjisë Elektrike/ERE lidhur me këtë çështje.

Administratori i Konfindustrisë deklaroi se “pavarësisht përmirësimit të ndjeshëm në vlerësimin sasior të ndodhur në 3 vitet e fundit në sasinë dhe furnizimin me energji elektrike, vijojnë problemet me cilësinë e dhënies së furnizimit, nivelin dhe luhatjet e tensionit, ndërprerjet e shpeshta dhe të papritura, etj.”

Sipas Buxhukut të gjitha këto probleme ndikojnë drejtpërdrejt si kosto shtesë financiare prej dhjetra milion eurosh në vit për industritë vendore, probleme sipas Buxhukut me pasoja të rënda për aktivitetin.

“Gjendja është edhe më shumë e ndjeshme, nëse vlerësojmë se gjithçka më sipër ndodh në kushtet e pasojave të krizës globale ekonomike dhe financiare”, theksoi administratori i Konfindustrisë.

Pas privatizimit të OSSH-së, Konfindustria, është e mendimit, se ka ardhur çasti i duhur i rishikimit të domosdoshëm edhe të marrëdhënieve ligjore të dyanshme për furnizimin me energji elektrike OSSH-Biznes.

“Përmirësimi i kontratës duhet detyrimisht të shkojë në mbartjen e detyrueshme të kostove financiare shtesë të krijuara për industritë/bizneset nga dëmet për shkak të cilësisë së furnizimit me energji elektrike drejt dhënësit të furnizimit në këtë rast CEZ Shpërndarja, e pamundur praktikisht mbështetur në termat ligjorë të kontratës së tanishme”, tha administratori i Përgjithshëm i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku.

mit/NOA
KOMENTE