Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sillnin veshmbathje kontrabandë përmes doganës së Korçës, kapet 600 000 euro mall
English

Sillnin veshmbathje kontrabandë përmes doganës së Korçës, kapet 600 000 euro mall

Tiranë, 17 tetor, NOA – Pas tetë muaj hetimesh, efektivët kundër krimit ekonomik në policinë e Tiranës kanë vënë në pranga një person, i cili në bashkëpunim me të tjerë sillnin mallra kontrabandë përkatësisht veshmbathje përmes pikës kufitare të Goricës në Korçë, dhe të cilat kishin si destinacion shitjeje tregun industrial pranë Medresesë në Tiranë.

Në kuadër të operacionit të koduar policor “Prespa” u sekuestruan një sërë veshmbathjesh të futura kontrabandë si dhe u arrestua në flagrancë 47 vjeçari Vangjo Niçka lundur dhe banues në Tiranë si dhe është identifikuar dhe shpallur në kërkim një bashkëpunëtor i tij në këtë rrjet.

Burime nga policia e Tiranës konfirmuan se 47 vjeçari i arrestuar në bashkëpunim me shtetas të tjerë, akuzohen për veprën penale të kontrabandës me mallrat e tjera si dhe për tregtim dhe transportim mallrash kontrabandë.

Ky rrjet u identifikua falë një hetimi 8 mujor të seksionit Kundër Krimit Ekonomik Financiar, i cili dispononte informacione se shtetasi i lartpërmendur në bashkëpunim me shtetas të tjerë, kalonin përmes doganës së Goricës dhe më pas transportonin mallra kontrabandë nga qyteti i Korçës për në drejtim të kryeqytetit, me destinacion tregun e Medresesë, që ndodhet në rrugën “5 Maji” në Tiranë.

Në kuadër të këtij operacioni u bllokuan dhe sekuestruar një sasi e konsiderueshme mallrash kontrabandë, që kapin vlerën e 600.000 eurove.

Sikundër mësohet janë sekuestruar 3500 xhupa për të rritur; 2000 xhupa për fëmijë; 1400 palë pantallona kadife për fëmijë; 1200 palë pantallona xhinse për fëmijë; 2000 palë pantallona xhinse për të rritur; 4000 palë pantallona xhinse për femra; 400 kostume për fëmijë; 470 palë bluza të ndryshme për fëmijë; dhe automjeti Mercedes Benz me targë KO8704B, me të cilin transportonin mallrat kontrabandë nga qyteti i Korçës.

Aktualisht policia e Tiranës po vazhdon hetimet intensive për dokumentimin e veprimarisë kriminale të personave të tjerë të përfshirë në këtë kontrabandë si dhe kapjen e një personi në kërkim, i cili tashmë është identifikuar.

Materialet për hetimin e çështjes i kaluan Prokurorisë së Tiranës.

mit/NOA
KOMENTE