Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Spanjë, Sean Connery rrezikon burgun
English

Spanjë, Sean Connery rrezikon burgun

Madrid, 17 tetor 2010 NOA - Gjykatësit spanjollë mund të lëshojnë një mandate arresti ndërkombëtar kundrejt Sean Connery. Aktori skocez ka refuzuar të paraqitet në magjistraturë iberike, e cila dyshon për përfshirjen e tij në një rast abuzimi në ish-vilën e aktorit në Marbella.

Connery është justifikuar duke thënë se është tepër i moshuar dhe i sëmurë për të udhëtuar.

Lajmi është bërë i ditur nga e përditshmja britanike Daily Mail. Connery, 80 vjeç është i famshëm për shumë filma të tij, por mbi të gjitha ai njihet si aktori i parë që ka luajtur rolin e James Bond, agjentit 007 më të famshëm në botë.

Autoritetet për momentin janë duke hetuar në ish-vilën e aktorit pasi sipas tyre janë kryer shumë abuzime të jashtëligjshme duke filluar që nga krimet në evazione fiskale e deri në qarkullimin e parave të pista.

r.b/NOA

KOMENTE