Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
100 vjetori i Pavarësisë, Berisha: Të ngrihet komiteti për ndërtimin e parlamentit dhe stadiumit të ri
English

100 vjetori i Pavarësisë, Berisha: Të ngrihet komiteti për ndërtimin e parlamentit dhe stadiumit të ri

Tiranë, 18 tetor, NOA, Update – Ndërsa jemi dy vjet larg nga kremtimi i 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, kryeministri Sali Berisha ripërsëriti nismën e qeverisë që 100 vjetori i pavarësisë ta gjejë Shqipërinë me një parlament të ri dhe një stadium të ri.

“Ne po ecim drejt 100 vjetorit të pavarësisë dhe në këtë kuadër duhet tu garantoj se janë pritur mirë nismat e qeverisë për ta pritur pavarësinë me një parlament të ri dhe me një stadium të ri. Por koha është jashtëzakonisht e pamëshirë, ndaj dhe çdo ditë duhet të punojmë për ta vënë në jetë këtë projekt të rëndësishëm”, deklaroi kryeministri Berisha në mbledhjen e grupit kuvendor të Partisë Demokratike.

“Mendoj se duhet të ndërtojmë një parlament krejt të ri, ndërsa ekzistuesi në të ardhmen mund të shndërrohet në një pallat të drejtësisë”, bëri me dije kryeministri.

Shefi i qeverisë siguroi se “parlamenti i ri do të jetë një parlament modern, një parlament që të shprehë atributet e një republike parlamentare, një parlament që të krijojë lehtësi në funksionimin e tij e që t’i shtohet ansamblit të kryeqytetit, por të pasqyrojë arkitekturën moderne të kohës”, u shpreh shefi i qeverisë, duke nënkuptuar se ndërtesa e parlamentit do t’i shtohet ansamblit të ministrive të ndërtuara sipas stilit italian në kohën e mbretit Zog, porse parlamenti i ri do të ketë një strukturë moderne.

Duke iu referuar kohës, kryeministri Berisha theksoi ndërkaq se “ky projekt kërkon që në një kohë sa më të afërt të ngrihet komiteti shtetëror për ngritjen e parlamentit, të përcaktojë zonën e ndërtimit, dhe e rëndësishme është të procedojmë sa më shpejt që komiteti të parashikojë të gjithë kompleksitetin e ndërhyrjeve në godinën e re të parlamentit”.

Kryeministri Sali Berisha tha se vendi i duhur për parlamentin e ri mund të jetë ish vendi ku u ndërtua muzeu i diktatorit Enver Hoxha, pra Qendra Ndërkombëtare e Kulturës, e cila pak kohë më parë u deklarua nga vetë kryeministri se do të bëhej një teatër i madh, një muze i arteve, një projekt që duket se me nismën për parlamentin e ri, të ketë marrë fund.

“Po kështu Tirana duhet të ketë një stadium të bukur, në lartësinë e ndjenjave të zjarrta të tifozëve shqiptarë”, tha kryeministri Berisha, i cili ishte vetë i pranishëm në stadiumin “Qemal Stafa” në ndeshjen që Shqipëria zhvilloi me Bosnjen.

Sipas kryeministrit një stadium i ri për Shqipërinë do të bënte të ndjeheshin në lartësin ë e duhur edhe shumë futbollistë shqiptarë që luajnë nëpër skuadra të njohura evropiane.

mit/NOA
KOMENTE