Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Basha në Durrës: Heqja e vizave jo liberalizim i regjimit të qëndrimit në BE
English

Basha në Durrës: Heqja e vizave jo liberalizim i regjimit të qëndrimit në BE

Durrës, 18 tetor, NOA – Pas qytetit të Elbasanit ku u zgjodh si deputet, këtë fillimjavë ministri i Brendshëm, Lulzim Basha ka shkuar pranë studentëve të Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës për të vijuar fushatën e informimit dhe ndërgjegjësimit të të rinjve për procesin e heqjes së vizave, dhe lëvizjen e lirë në hapësirën Shengen.

“Me konkretizimin e lëvizjes së lirë për shqiptarët realizohet një fazë shumë e rëndësishme, do të thoja më e prekshmja përsa i përket integrimit të plotë të vendit në BE”, u shpreh përballë studentëve ministri i Brendshëm.

Ministri Basha u kërkoi studentëve të këtij universiteti të angazhohen në një ndërveprim qytetar për të përcjellë tek qytetarët informacionin e nevojshëm mbi lëvizjen e lirë.

Zoti Basha theksoi se lëvizja e lirë duhet të trajtohet me përgjegjësi e dinjitet dhe kjo konkretizohet vetëm kur procesi dhe detyrimet e tij njihen shumë mirë dhe shmangen rreziqet e abuzimet në mënyrë të lëvizja e lirë të mbetet një proces, që favorizon çdo shqiptar dhe që nuk penalizon asnjë qytetar dhe në veçanti nuk penalizon shoqërinë si e tërë.

“Ka njëzet vjet që e kemi dëshiruar, ka dy vjet e gjysmë, që punojmë natë e ditë për të arritur tek momenti i lëvizjes së lirë, moment, i cili erdhi vetëm pasi u plotësuan në mënyrë rigoroze të 120 kriteret e vendosura nga BE. Nuk është dhuratë, është një proces, që e kemi arritur me meritën tonë pasi e kemi bindur BE, se ne kemi të gjitha parametrat standartet, plotësojmë të gjitha kushtet e nevojshme, por është një e drejtë, e cila duhet trajtuar me përgjegjësi maksimale”, tha ministri Basha.

Ministri Basha shpjegoi rregullat e lëvizjes së lirë, penalitetet në rast të shkeljes së afateve, që janë 90 ditë në gjashtë muaj, rëndësinë e sjelljes korrekte me personelin e policisë kufitare dhe të migracionit të vendeve anëtare, trajtimin e qëllimeve për punësim apo studim si një proces krejt tjetër nga ai i lëvizjes së lirë etj.

“Heqje vizash do të thotë lëvizje e lirë, nuk do të thotë liberalizim i regjimit të qëndrimit. Lëvizja e lirë dhe qëndrimi janë dy figura të ndryshme ligjore, të cilat trajtohen nga regjime të ndryshme. Çdo person që harxhon më shumë se gjysmën e kohës në një gjysëm viti, apo në një vit në një vend të caktuar, presupozohet të jetë rezident, qëndrues në atë vend, dhe për rezidentët vlejnë rregulla dhe regjime të veçanta, që nuk trajtohen në kuadër të lëvizjes së lirë, sqaroi studentët ministri i Brendshëm, Lulzim Basha.

mit/NOA
KOMENTE