Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Durrës, ndalohen katër persona, mes tyre tre kosovarë për falsifikim dokumentesh
English

Durrës, ndalohen katër persona, mes tyre tre kosovarë për falsifikim dokumentesh

Durrës, 18 tetor, NOA – Policia kufitare në Portin e Durrësit ka nisur ndjekjen penale për katër persona, një nga Shqipëria e tre kosovarë, të cilët kishin falsifikuar dokumentet për të kaluar përtej kufirit drejt Italisë.

Sipas policisë kufitare është arrestuar në flagrancë për falsifikim të dokumenteve 28 vjeçari Nikolin Qafaliaj, nga Lezha dhe banues në fshatin Torovicë të komunës Balldresë.

28 vjeçari Qefaliaj u kap nga shërbimet kufitare duke tentuar të kalojë kufirin në mënyrë të kundraligjshme për në Itali, duke paraqitur për këtë udhëtim pasaportën e tij biometrike shqiptare dhe një leje qëndrimi italiane të falsifikuar.

Për falsifikim dokumentesh policia kufitare e Portit të Durrësit ka arrestuar dje edhe 20 vjeçarin nga Kosova, Fatlum Namani, lindur e banues në Prishtinë.

20 vjeçari Namani u arrestua në tentativën e tij për të kaluar kufirin me një pasaportë kosovare, e cila në faqen 7 kishte një leje qëndrimi gjermane, që pas verifikimit nga Interpoli rezultoi pozitive.

Policia kufitare i sekuestroi 20 vjeçarit nga Kosova pasaportën dhe lejen e qëndrimit, si provë materiale për ndjekjen penale të tij.

Gjithashtu në kuadër të verifikimit të kufirit nisi procedimi në gjendje të lirë për falsifikim dokumentesh edhe për një 35 vjeçar nga Peja e Kosovës me iniciale P.P.

Procedimi penal ndaj tij filloi për arsye se dy ditë më parë ky person u kap rreth orës 23.10, nga Policia Kufitare e Portit të Durrësit duke tentuar të kalojë kufirin në mënyrë të paligjshme, me një pasaportë kosovare, në faqen 6, të së cilës ndodhej një leje qëndrimi gjermane në emër të një shtetasi tjetër; dokumente, të cilat ky shtetas i përdorte me ngjashmëri.

Po kështu për falsifikimin e dokumenteve dhe përdorimin e një lejeje qëndrimi zviceriane në emër të tij duke shfrytëzuar ngjashmërinë fizike me të, policia kufitare e portit të Durrësit ka nisur ndjekjen penale në gjendje të lirë të 22 vjeçarit nga Lipjani i Kosovës me iniciale B.P.

Këtij iu sekuestrua pasaporta kosovare me të cilën do të kalonte kufirin shqiptar përdrejt Italisë.

Për katër të arrestuarit materialet për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve i kaluan prokurorisë së Durrësit për ndjekje të mëtejshme.

mit/NOA
KOMENTE