Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fox News, ose televizioni në pushtet
English

Fox News, ose televizioni në pushtet

Militantizmi që karakterizon prej 15 vitesh Fox News-in nuk ka precedentë në historinë televizive amerikane. Por në vitet e fundit, diçka ka ndryshuar: Fox është shndërruar në një protagonist të skenës politike amerikane, pjesë integrale e lëvizjes konservatore në SHBA. Nëse në të kaluarën mund të dukej si një bisht i Partisë Republikane, sot nuk është e qartë, cila është koka dhe cili është krahu.

"Në fillim kishim menduar, që Fox punonte për republikanët. Tani kemi zbuluar që jemi ne që punojmë për Fox", ka thënë kohët e fundit David Frum, ish-shkruajtësi i fjalimeve të George W. Bush.

Dhe në fakt, të paktën katër republikanë që mund të kandidojnë për zgjedhjet presidenciale të 2012 kanë kontrata gazetareske me Fox: përveç Sarah Palin dhe Mike Huckabee, kandidatë që në 2008, janë dhe ish-presidenti i Kongresit Newt Gingrich dhe ish-senatori i Pensilvanisë, Rick Santorum.

Sulmo e shkatërro

Kur ka ndodhur që politikanët kanë punuar për një emision lajmesh? Fox është në pozicionin e ri të rrëfimit të fushatës elektorale të vartësve të vet. Për më tepër, Rupert Murdoch, pronari i televizionit u ka dhënë republikanëve një financim prej një milion dollarësh. Karl Rove, strategu i George W. Bush është edhe ai një komentator i Fox News.

Për këto zgjedhje të mesit të mandatit ka grumbulluar 40 milionë dollarë në favor të republikanëve. Pa Fox Neës, Tea Party-t ndoshta nuk do të ekzistonin. Fox i dha një fushëveprim shumë të madh asaj që në fillim ishte vetëm një lëvizje e vogël, duke e prezantuar me terma gjithnjë e më mbështetës: "Amerikanët i kundërvihen radikalizmit të Barak Obamës, që dëshiron të kthejë SHBA në një shtet europian", thoshte në prill komentatori Andreas Tantaros.

Shumë gazetarë të Fox News kanë nxitur qytetarët që të shkojnë në manifestimet e Tea Party dhe të krijojnë grupe të rinj në qytetet e tyre. Disa prezantues të njohur si Glenn Beck janë nxitësit kryesorë të manifestimeve të Tea Party.

Fox News, një kanal kabllor që transmeton lajme njëzetë e katër orë në ditë, nisi punën në 1996 nën drejtimin e Roger Ailes, një ish-këshilltar i Richard Nixonit dhe Ronald Reaganit, i famshëm për agresivitetin e tij. "Roger di të bëjë vetëm dy gjëra: të sulmojë dhe të shkatërrojë", ka thënë një ish-koleg i tij, Lee Atwater.

Ailes u kërkoi gazetarëve të Fox News orientimin e tyre politik, duke larguar demokratët dhe mbajtur konservatorët. Tek Outfoxed, një dokumentar i 2004 i drejtuar nga Robert Greenëald, disa gazetarë tregojnë se merrnin indikacione shumë të qartë për lajmet që duhej të jepnin dhe mënyrën se si ti prezantonin.

Kriteri ishte politik. Lufta në Irak u prezantua si një domosdoshmëri, e justifikuar nga lidhjet e Sadam Huseinit me al Kaedën dhe prania e armëve të shkatërrimit në masë në Irak. Kur lufta dështoi, shërbimi i fshehtë i SHBA pranoi se në Irak nuk kishte armë të shkatërrimit në masë dhe që lidhjet mes Sadamit dhe al Kaedës ishin thuajse joekzistente. Që nga ai moment, lufta në Irak praktikisht u zhduk nga ekranët e Fox: shkaktonte humbje të votave.

Një studim ka treguar se pothuajse një e treta e amerikanëve janë ende të bindur pavarësisht përgënjeshtrimeve zyrtare - se ka patur lidhje mes Sadam Huseinit dhe terroristëve të 11 shtatorit, që janë gjetur armë të shkatërrimit në masë në Irak dhe që pjesa më e madhe e vendeve të botës ishin dakord për domosdoshmërinë e pushtimit ushtarak të Irakut.

Por e dhëna më interesante është që telespektatorët e Fox janë më të prirur që të besojnë këto gabime krahasuar me republikanët, që zgjedhin mjete të tjerë informimi.

KOMENTE