English

NATO: Bin Laden dhe Ayman Al-Zawahiri ndodhen në Pakistan

Uashington, 18 tetor, NOA - Osama Bin Laden dhe zëvendësi i tij Ayman Al-Zawahiri, besohet se fshihen në shtëpi shumë pranë njëra tjetrës në veriperëndim të Paksitanit, por nuk janë së bashku, bën të ditur një zyrtar i lartë i NATO-s.

Zyrtari i lartë ka folur për mediat në SHBA duke dhënë dhe strategjinë sesi po kërkohen. “Askush nga Al Kaeda nuk jeton në shpella,” thotë më tej zyrtari, për CNN, por që nuk ka pranuar të identifikohet.

Drejtuesi i Al Kaedës besohet se jeton në kushte komode, i mbrojtur nga vendasit dhe nga disa anëtarë të shërbimeve pakistaneze të inteligjencës, saktësoi më tej i njëjti burim.

NOA

KOMENTE