English

Nga Kina, historia e derrit me dy këmbë

Pekin, 19 Tetor, NOA- Një derr i lindur vetëm me dy këmbë është bërë i famshëm në Kinë.

"Unë mendova t'i japë atij mundësinë për të jetuar! Dhe ai ka bërë të jashtëzakonshmen. Ai mësoi të ecë që në ditët e para të jetës. Me një trajnim nga pak çdo ditë, shumë shpejt ai ishte në gjendje të qëndronte në këmbë dhe filloi të ecë”, thotë Wang, fermeri i tij. Wang, thotë se cirku i ka ofruar një shumë parash për ta blerë derrin, por dashuria që e lidh atë me kafshën e tij tani është më e vlefshme se çdo shifër.

a.e./NOA
KOMENTE