English

Pasqyra e Shtypit, 18 Tetor 2010

Tiranë, 18 Tetor, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Hënë, 18 Tetor 2010. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht.

Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.

Gazetat shqiptare kanë si argument kryesor të ditës së sotme takimin 7-orësh të zhvilluar dje mes ish-kreut të socialistëve, Fatos Nano dhe kreut të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta në një nga restorantet e Tiranës. Ato paraqesin edhe aludimin për heqjen e afërt të vizave me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërkaq, një argument tjetër i të përditshmeve sot është edhe ai i vizave ku ambasadorja gjermane, jep sigurinë për vendimin e liberalizimit të tyre.

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “Takimi Nano-Meta, pakti anti-Rama”, i cili citon faktin sesi ish-kreu i socialistëve, Fatos Nano dhe kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta janë takuar dje për strategjinë e re politike.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “Skënder Gjinushi: Me një tullë nuk mbahet kasollja, jo më qeveria Berisha”, referuar një interviste të dhënë nga kreu i partisë Socialdemokratike.

“Rrëfimi/ Mero Baze: Lidhjet e Berishës me islamikët”, është një artikull që citon

është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

Gazeta “Panorama” publikon si artikullin e saj kryesor ditën e sotme atë me titullin “Ish/zv-ambasadori i SHBA: Do liberalizojmë vizat me Shqipërinë”, i cili tregon detaje nga intervista e Kreshnik Çollakut, për 5 vjet zv/ambasador në SHBA, duke aluduar për vendimin e afërt mbi heqjen e regjimit të vizave dhe me SHBA.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Votimi/ Mandati i Beqjas, në provë votat e mazhorancës”.

Ndërkaq, lidhur me vrasjen e një taksisti javën e kaluar, në këtë të përditshme do të gjeni artikullin me titullin “Kërkimet me helikopter, gjendet ora e taksistit”.

Artikull tjetër i kësaj gazete në kuadrin e regjistrimit të popullatës, është edhe ai me titullin “PDU: Kundër regjistrimit në baza etnike dhe fetare”.

“Gazeta Shqiptare” ka si titull kryesor të saj “Bllokohen 500 mijë euro/ Vehbi Alimuçaj akuzë e re për pastrim parash”, i cili tregon procesin e ri gjyqësor ndaj ish-bosit të VEFA-s, që tashmë ka dalë nga burgu ku vuante dënimin.

“Energjia, buxheti realizohet 22 përqind më pak”, është një artikull tjetër i kësaj të përditshmeje.

Ndërsa në një artikull të veçantë në këtë të përditshme do të lexoni atë me titull “Ignat Tirandis: Kosova, tokë e shenjtë për ortodoksët serbë”.

“Vrasja e pastorit: Vetëgjyqësinë e dënon edhe Perëndia” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë, referuar reagimit të klerikëve mbi vrasjen për gjakmarrje të një pastori nga Shkodra para pak kohësh.

Gazeta “Shqip” hapet me titullin kryesor “Nisin negociatat për grupet në Kuvend”, i cili tregon sesi po zhvillohen negocimet në grupet parlamentare pas largimit të deputetit Stërkaj nga PD dhe Dritan Priftit nga LSI.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “Intervistë me Erjon Veliajn: Do të vazhdojmë lobimin në Bruksel dhe Uashington”.

Ndërsa çështja e kapitaleve shqiptare mbërrin në numrin e sotëm të kësaj gazete përmes artikullit “Financat” Riatdhesim kapitaleve shqiptare”.

“Berat, rrugorët e prangosur morën qepë si ryshfet, u filmuan duke marrë trasta” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor “Vërejtjet Nano takon Metën: Prisni surpriza!”, i cili i referohet takimit të djeshëm 7-orësh mes ish-kreut të socialistëve, Fatos Nano dhe kreut të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta

Artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Publikohet raporti i OKB: Vatra toksike në Shqipëri”.

Një artikull i veçantë i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Ambasadorja gjermane: Vendimi për vizat është i sigurt”.

Ndërsa në rubrikën “opinion” do të lexoni “Nga Ylli Dylgjeri: Do shkojmë në protestë apo në dasmë?”

n.e/NOA

KOMENTE