English

Rreh policin, kërkoi t’i bllokonte makinën

Durrës, 18 tetor, NOA – Jo vetëm nuk i është bindur urdhërit për shoqërimin e makinës në pikën e bllokimit, por edhe ka goditur policin. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Mbikalimi i Fushë-Krujës.

Autori është Ilir Bajraktari, 22 vjeç. Pasi polici i qarkullimit i ka kërkuar dokumentet dhe ka parë që makina e Bajraktarit nuk ka pasur të gjitha dokumentet në rregull, punonjësi i policisë ka kërkuar të shoqërojë atë në pikën e bllokimit.

Por në këtë moment ka nisur dhe konflikti mes policisë dhe drejtuesit të mjetit. Pas fjalëve të para, Bajraktari ka nxjerrë një çëles nga makina e tij dhe e ka goditur në kokë policin.

Sipas policisë ai e ka “goditur atë me një pjesë çelësi metalik në vetullën e djathtë”.

Ilir Bajraktari është arrestuar nga policia dhe ndaj tij ka nisur çështja penale.

a.k/NOA

KOMENTE