Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Xhaferraj: Turizmi, ndikon drejtpërsëdrejti në ekonominë
English

Xhaferraj: Turizmi, ndikon drejtpërsëdrejti në ekonominë

Komo, 18 tetor, NOA – Qeveria shqiptare e konsideron zhvillimin e turizmit si një sektor mjaft të rëndësishëm, që ndikon drejtpërsëdrejti në ekonominë e vendit, duke dhënë edhe shifra konkrete të ndikimit pozitiv të turizmit në GDP ndër vite.

Kështu u shpreh ministri i Turizmit, Ferdinand Xhaferraj gjatë sesionit ndërkombëtar të ministrave të Turizmit të 17 vendeve evropiane, e cila u zhvillua në Lago di Como në Itali.

Në këtë sesion ndërkombëtar morën pjesë ministra nga 17 vende të ndryshme të Evropës, si Francë, Greqi, Kroaci, Bullgari, Portugali, etj si dhe nga Kina, India, Rusia, Rumania etj.

Xhaferraj vuri në dukje se po punohet për ruajtjen e përmirësimin e pasurive tona natyrore dhe trashëgiminë kulturore të vendit, si edhe kualifikimi i kapaciteteve njerëzore që kanë lidhje me këtë sektor të rëndësishëm, si edhe promovimin më dinamik të Shqipërisë turistike etj.

Në mbyllje të fjalës, cilësoi si mjaft të frytshëm bashkëpunimin e deritanishëm me partnerin strategjik Italinë dhe uroi që ky bashkëpunim të vazhdojë si një simbol i fqinjësisë së mirë midis popujve të dy vendeve tona.

n.e/NOA

KOMENTE