Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Basha: Në Shqipëri nuk janë identifikuar raste të prodhimit të monedhave të falsifikuara
English

Basha: Në Shqipëri nuk janë identifikuar raste të prodhimit të monedhave të falsifikuara

Tiranë, 19 tetor, NOA – Në takimin me ekspertët e prokurorisë të ardhur nga 20 vende, një takim i zhvilluar nga Prokuroria e Përgjithshme në bashkëpunim me ministrinë e Brendshme të vendit dhe ministrinë e Brendshme të Bavarisë, ministri Lulzim Basha u shpreh se ky takim do t’i shërbejë strategjive të luftës kundër këtij falsifikimit të euros në vendet respektive dhe forcimit të bashkëpunimit.

“Falsifikimi i monedhës euro është një dukuri kriminale, që ndikon negativisht, në mënyrë të drejtpërdrejtë në sistemin financiar e të kreditit të vendeve të eurozonës, por dhe të vendeve të tjera ku kjo rezervë monetare luan një rol të veçantë”, theksoi ministri i Brendshëm.

Sipas tij vitet e fundit Qeveria shqiptare ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për reformimin e gjithanshëm të Policisë së Shtetit, me qëllim që t’ju përgjigjet në mënyrë sa më të përshtatshme dhe efektive sfidave aktuale dhe atyre të së ardhmes në fushën e rendit e sigurisë në vend.

Për të luftuar këtë aktivitet kriminal, ministri Basha bëri me dije se në organizatën e Policisë së Shtetit janë ngritur struktura policore të specializuara, të cilat janë shtrirë dhe funksionojnë nga qendra deri në njësitë më të vogla policore të terrenit.

Ministri Basha tha ndërkohë se policia e shtetit bashkëpunon me prokurorinë, nën drejtimin e së cilës janë krijuar njësitë Task Forcë në qytetet kryesore të vendit për ndjekjen dhe hetimin me përparësi të veprave penale në fushën ekonomiko-financiare, një bashkëpunim ky që vijon edhe me Bankën e Shqipërisë për analizimin e monedhave dhe ndihmën në këtë hetim.

Ministri në këtë kontekst ka ilustruar punën e policisë në këtë drejtim me duke përmendur tre operacione të finalizuara me sukses në Tiranë si operacioni “Euromat” ku janë sekuestruar 1666 kartëmonedha të prerjes 20€, dhe janë arrestuar dy persona ndërkohë që dy të tjerë janë shpallur ne kërkim; operacioni “Graniti” ku janë sekuestruar 730 kartëmonedha të prerjes 100€, dhe janë arrestuar 13 persona, ndërmjet tyre, 2 shtetas maqedonas dhe 1 shtetas kosovar; Operacioni “Graniti 2” ku janë sekuestruar 500 kartëmonedha të prerjes 100€ dhe janë arrestuar 11 persona, ndërmjet tyre, 2 shtetas maqedonas dhe 1 shtetas kosovar.

Ministri ka përmendur këtu edhe një operacion në qytetin e Durrësit i koduar “Vollga” përmes të cilit u sekuestruan 97 kartëmonedha të prerjes 20€, dhe janë arrestuar 2 persona, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Po kështu në qytetin e Shkodrës një tjetër operacion i suksesshëm, i koduar “Mysafiri” sekuestroi 42 kartëmonedha të prerjes 50 Euro dhe u arrestua 1 shtetas shqiptar.

“Hetimet dhe analiza e rasteve të evidentuara për falsifikim të monedhës së përbashkët europiane provojnë se deri më sot, në Shqipëri nuk është identifikuar asnjë rast i prodhimit apo fabrikimit të eurove false. Gjithashtu, sipas të dhënave policore e hetimeve të kryera, eurot e falsifikuara kanë hyrë në vendin tonë kryesisht nga kufijtë lindorë, ndërsa pjesëtarët e grupeve kriminale kanë qenë shtetas shqiptarë, malazezë, kosovarë e maqedonas”, theksoi ministri.

Ministri Basha kërkoi nga të pranishmit të rritet bashkëpunimi mes vendeve si një përpjekje e përbashkët kundër falsifikimit të euros, një bashkëpunim që duhet të zgjerohet e intensifikohet në fushën operacionale.

Ministri i Brendshëm garantoi në fund të fjalës së tij se Policia e Shtetit dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese në Shqipëri, të angazhuara në luftën kundër falsifikimit të monedhës Euro, në bashkëpunim me partnerët europianë do të intensifikojnë masat për identifikimin dhe goditjen e autorëve të veprave penale në këtë fushë, duke shënuar rezultate akoma më të mëdha në të ardhmen.

mit/NOA
KOMENTE