Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
BE: Jo zgjedhje të parakohshme, të jashtëzakonshme
English

BE: Jo zgjedhje të parakohshme, të jashtëzakonshme

Prishtinë, 19 tetor, NOA – Zgjedhjet që pritet të mbahen së afërmi në Kosovë, janë cilësuar si të jashtëzakonshme dhe jo të parakohshme, siç jemi mësuar të dëgjojmë deri tani prej politikanëve vendas.

Një cilësim të tillë, Bashkimi Evropian e ka bërë përmes Robert Cooper, diplomat i lartë, i cili ka mbërritur në Prishtinë, i dërguar nga komisionerja e jashtme, Catherine Ashton, për të ndihmuar mbi daljen nga gjendja e rëndë politike që u krijua në Kosovë pas daljes së LDK-së nga koalicioni qeverisës.

Një fakt të tillë e ka deklaruar dje edhe vetë ushtruesi i detyrës së presidentit në Kosovë, Jakup Krasniqi, sipas të cilit, qëndrueshmëria institucionale në vend do të mund të krijohej me mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme deri para fundit të këtij viti.

Sipas tij, do të ishte e mirë që të kishte një konsensus të përgjithshëm politik në Kosovë për të shkurtuar kohën e krizës politike duke mbajtur zgjedhje të jashtëzakonshme.

Ai tha se LDK-ja me vendimin për dalje nga koalicioni ka shikuar interesin partiak në vend të atij institucional duke e sjellë vendin para zgjedhjeve të jashtëzakonshme dhe duke krijuar krizë.

Ndërkaq, Kryesia e Kuvendit mblidhet ditën e sotme, ku edhe pritet që të realizohet mocioni i votëbesimit për “qeverinë Thaçi”.

n.e/NOA

KOMENTE