Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjermania shpall kërkesën për të punësuar emigrantë, ja kushtet
English

Gjermania shpall kërkesën për të punësuar emigrantë, ja kushtet

Berlin, 20 tetor 2010 - Në Gjermani kërkohen punonjës të kualifikuar dhe qeveria ka vendosur t'iu lehtësojë rrugën drejt tregut të punës imigrantëve të kualifikuar. Sipas një sondazhi të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë 70% e firmave kanë tashmë "në përgjithësi ose së paku pjesërisht" vështirësi të gjejnë punonjës të kualifikuar të përshtatshëm për të zënë vendet e tyre të lira.

Ky zhvillim vetëm sa do të përkeqësohet si rezultat i koniunkturës së mirë. Tani qeveria gjermane do t'iu hapë rrugën drejt tregut të punës imigrantëve të kualifikuar, duke njohur zyrtarisht diplomat e marra në atdhe.

Do të ndalet harxhimi i dijes

Në atdheun e tyre kanë qenë mjekë, inxhinierë ose mësues, në Gjermani ngasin taksi, shërbejnë në restorant, shkojnë pastrojnë ose jetojnë me mbështetje sociale. Bëhet fjalë për migrantë, diplomat e të cilëve nuk njihen në vendin ku jetojnë.

Qeveria gjermane përllogarit që këtu në vend të jenë rreth 500.000 të diplomuar, të cilët nuk punojnë në profesionet e tyre. Këshilli i Ekspertëve për Integrim dhe Migrim bën fjalë në ekspertizën e vet vjetore për një "brain waste", pra harxhim dijeje.

Kjo gjendje planifikohet të ndryshojë. Koalicioni në Berlin do të iniciojë në pranverë një ligj përkatës. Në të do të përmbahet një e drejtë ligjore për njohje të diplomave, thotë politikani liberal Serkan Tören:

"Ne kemi një potencial gjigant punonjësish të kualifikuar, inxhinierësh dhe profesionesh të tjera, të cilët nuk mund ta ushtrojnë veprimtarinë e tyre, sepse nuk njihet diploma. Për këtë arsye kjo është për ne, për ekonominë tonë një ndihmë e jashtëzakonshme, sepse natyrisht kësisoj ne së paku mund ta amortizonim disi mungesën e punonjësve të kualifikuar. Për njerëzit prekur kjo do të thotë: dalje nga asistenca Hartz IV ose hyrje në një profesion që qëndron më lart. Pra, një ndihmë e jashtëzakonshme për të prekurit, një lehtësim për njerëzit, që deri tani nuk dinë se ku të shkojnë me dëftesat e tyre."

Puna e zyrave të njohjes së diplomave do të racionalizohet

Aktualisht me njohjen e diplomave të huaja merren 400 zyra të ndryshme në Gjermani. Për shembull nëse është fjala për të diplomuar me provime shteti, me ta merret federata.

Në rastin e mjekëve kanë të drejtën e fjalës edhe shoqatat profesionale dhe shoqatat e mjekëve. Zanatçinjtë nga ana tjetër i nënshtrohen mbikëqyrjes së dhomave rajonale të zanatçinjve. Me ligjin e ri në të ardhmen do të ketë në çdo komunë një qendër kontakti, thotë Tören i cituar nga radio Deutsche Welle.

Personi i prekur do të ketë pastaj edhe një të drejtë ligjore që procedura e njohjes të mbyllet shpejt. Përgjigja e zyrës së verifikimit për bërësin e kërkesës do të jepet brenda gjysmë viti.

KOMENTE