Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Humbje apo shans?
English

Humbje apo shans?

Nga Anila Shuka

Situata aktuale në Kosovë komentohet në mënyra të ndryshme në shtypin gjermanofon. Disa e shohin si shans për ndryshimin e elitës politike në vend, ndërsa të tjerë si një problem, që vetëm sa i prish punë shtetit të ri.

E përditshmja vjeneze "Die Presse" kritikon: "Kosova ka me të vërtetë shumë probleme. Një pjesë e territorit të saj refuzon t'i nënshtrohet kontrollit qeveritar, infrastruktura ka mangësi të mëdha – këto janë vetëm dy syresh.

Me t'u shfaqur në horizont bisedimet me Serbinë për zgjidhjen e problemeve të së përditshmes, negociatat me BE-në për heqjen e vizave janë në fazën më të nxehtë – dhe çfarë bën LDK-ja? Ajo hedh qeverinë në erë. Po të merren si kriter grindjet e papërgjegjshme mes partive, atëherë Kosova i ka arritur standarded evropiane."

Agjencia Gjermane e Lajmeve, dpa, në një analizë të publikuar nga disa gazeta gjermane kujton sfondin e krizës: "Hapat e ndërlikuara ligjore, që pritet të ndodhin, po zhvillohen para hetimeve penale të EULEX-it kundër disa zyrtarëve të lartë. Është një e fshehtë e hapur, që shumë politikanë të Kosovës bëjnë pazarllëqe me struktura të dyshimta klanore dhe bandash. Kosova tradicionalisht konsiderohet si strumbullari i trafikut të drogës, armëve, tregtisë me njerëz dhe prostitucionit në Evropë. Kur papunësia në disa pjesë të vendit kap afro 80 përqindshin, është veçanërisht rinia më e presidpozuar ta fitojë nga mafia 'bukën e gojës'."

"Die Tageszeitung" e Berlinit e sheh krizën si një shans: "Një brez i ri po troket në dyert e pushtetit. Ata as nuk kanë plis e as nuk ndihen borxhlinj ndaj kreut të vjetër të luftës guerrile. Ata janë pjesë e botës së globalizuar. Nëse këta të rinj e marrin seriozisht shansin e tyre dhe angazhohen në partitë e reja dhe moderne që po formohen tani, atëherë ata mund të sjellin një kthesë të mirëfilltë në zgjedhjet e reja të parakohshme."

KOMENTE