Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Imami-Mujota: FA dhe FSK programe stërvitore të përbashkta për emergjencat civile
English

Imami-Mujota: FA dhe FSK programe stërvitore të përbashkta për emergjencat civile

Tiranë, 19 tetor, NOA – Ministri i Mbrojtjes Arben Imami në takimin me ministrin e Forcave të Sigurisë së Kosovës, Fehmi Mujota, i cili ndodhet për vizitë dyditore në Tiranë deklaroi se së shpejti Forcat e Armatosura shqiptare dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës do të realizojnë programe stërvitore të përbashkëta për emergjencat civile.

Në konferencën e përbashkët për shtyp ministri Imami siguroi ministrin Mujota, për mbështjetjen që FA Shqiptare do t’i japin Forcave të Sigurisë së Kosovës, si në aspektin e trajnimit, por edhe në rastet e emergjencave civile.

“Është një kënaqësi e madhe që sot jam këtu me ministrin e FSK, z. Mujota, pikërisht në këtë moment, kur të gjithë çmojmë se Kosova ishte një histori suksesi për NATO-n, për shkak të angazhimit të plotë e të gjithanshëm të NATO-s në Kosovë dhe të angazhimit të qytetarëve të Kosovës, të partive politike, Parlamentit, Qeverisë, për të siguruar që ky vend të mbështetet në vlerat e paqes, lirisë, demokracisë, respektit të njeriut, respektit të minoriteteve, çka ka krijuar jo vetëm një mjedis politik të qëndrueshëm të brendshëm, por që reflekton, sigurisht, edhe një stabilitet shumë më të madh për rajonin”, deklaroi ministri Imami.

Zoti Imami theksoi në këtë kontekst se pavarësia e Kosovës, ka rritur nivelin e sigurisë dhe stabilitetit të të gjithë Ballkanin.

Ministri i Mbrojtjes siguroi se do të rritet bashkëpunimi i FA-ve dhe FS-së, sidomos në çështjet e krizave dhe të emergjencave.

Ndërsa Ministri i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Fehmi Mujota u shpreh se “Është një përparësi e madhe për Kosovën që, tashmë, Shqipëria është një anëtare me të drejta të plota në NATO. Të gjitha çështjet, që kanë të bëjnë me këtë mekanizëm ne konsiderojmë se jemi me zërin e plotë, përmes ambasadorit të Shqipërisë në NATO, nëpërmjet ministrit të Mbrojtjes së Shqipërisë”.

“Ne shpresojmë se shumë shpejt edhe Kosova do të jetë pjesë e mekanizmave të mbrojtjes dhe sigurisë në rajon e më gjerë. Ne si dy forca do të kemi mundësinë të dëshmojmë para gjithë botës se do të jemi të gatshëm të marrim jo vetëm detyrat dhe përgjegjësitë tona, por të jemi përkrah proceseve paqësore, të ruajtjes së nivelit të sigurisë globale”, shtoi ministri i Forcave të Sigurisë në Kosovë.

Zoti Mujota e siguroi ministrin e Mbrojtjes Imami se FSK-ja do të jetë e gatshme që me të gjithë kapacitetin e vet, të jetë një aleat i fuqishëm i ushtrisë shqiptare, në të mirën e paqes dhe sigurisë në rajon e në botë.

Ministri i FSK-së, Fehmi Mujota dhe delegacioni që e shoqëron do të takohen me Presidentin Bamir Topi, Kryeministrin Sali Berisha, me Kryetarin e Grupit Parlamentar të Sigurisë, Leonard Demi, etj.

mit/NOA
KOMENTE