Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kontrabanda e naftës, akuza: Do hetohet çdo akuzë e Priftit
English

Kontrabanda e naftës, akuza: Do hetohet çdo akuzë e Priftit

Tiranë, 19 tetor, NOA - Çdo akuzë e lëshuar pranë organit të akuzës nga ish-ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti, për ushtrim të kontrabandës së naftës nga zyrtarët e lartë do të kalohet “në sitë” të plotë prej tij.

Një fakt të tillë e ka bërë me dije kryeprokurorja Ina Rama, gjatë një prononcimi të posaçëm për mediat lidhur me këtë çështje, duke sqaruar se nuk do të ketë aspak lëshim për akuzat e tilla të rënda që janë lëshuar nga ish-ministri.

Sipas saj, do hetohet çdo akuzë e Priftit për ushtrim të kontrabandës së naftës nga numri dy i policisë së Shtetit, Agron Kuliçaj.

Vetëm para pak ditësh, ish-ministri i Ekonomisë Dritan Prifti ka shkuar në prokurori ku ka dëshmuar para grupit të Task-Forcës gjithçka di apo disponon në formë materialesh, mbi atë që ai e ka cilësuar si kontrabandë nafte.

Bëhet fjalë për shitjen e naftës verxhine brenda vendit dhe jo të eksportuar jashtë siç e përmban ligji, duke implikuar këtu direkt Kuliçajn.

n.e/NOA

KOMENTE