Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryeministri: Ushtarakët e Kosovës, të arsimohen në Shqipëri
English

Kryeministri: Ushtarakët e Kosovës, të arsimohen në Shqipëri

Tiranë, 19 Tetor, NOA – Shqipëria do të sigurojë mbështetjen me të gjitha mundësitë për arsimimin e ushtarakëve dhe ndihmën në pajisje ndaj Forcave të Sigurisë të Kosovës.

Një fakt të tillë, kryeministri Berisha ia komunikoi sot ministrit të Mbrojtjes së Kosovës, Fehmi Mujota dhe delegacionit që e shoqëronte atë.

Më tej, ministri Mujota i shprehu kryeministrit Berisha vlerësimet e tij për arritjen historike të Shqipërisë dhe shqiptarëve, liberalizimin e vizave, një proces ky i realizuar në sajë të reformave të ndërmarra dhe të realizuara nga qeveria shqiptare.

Lidhur me këtë, kryeministri Berisha u shpreh se është shumë e rëndësishme që edhe Kosova të përfshihet në procesin e liberalizimit të vizave.

Gjatë takimit, ministri Mujota e falënderoi kryeministrin Berisha për mbështetjen dhe ndihmën e jashtëzakonshme të Shqipërisë dhe tijën personale dhënë për Kosovën në të gjitha fushat, por në veçanti në përpjekjet e saj për ngritjen, ndërtimin dhe organizimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Në fund, ai e njohu kryeministrin Berisha me reformën e bërë në Forcat e Sigurisë së Kosovës, duke e informuar se prezenca e minoritetit serb dhe minoritetet e tjera në Forcat e Sigurisë në Kosovë është në rritje.

Ai gjithashtu e falënderoi edhe për ndihmën që Shqipëria ka dhënë në arsimimin e kuadrove ushtarakë nga Kosova dhe kontributin e ekspertëve shqiptarë pranë FSK-së.

n.e/NOA

KOMENTE