Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Leçe, PDU: Otranto nuk harrohet, të gjendet drejtësia
English

Leçe, PDU: Otranto nuk harrohet, të gjendet drejtësia

Leçe, 19 tetor, NOA - Partia për Drejtësi dhe Unitet ka garantuar sot familjarët e viktimave të Otrantos se do të këmbëngulë e do të jetë pranë tyre për arritjen e drejtësisë për këtë çështje, e cila nuk është zgjidhur që prej 13 vitesh nga 28 marsi i vitit 1997, kur humbën jetën 81 emigrantë shqiptarë në kanalin e Otrantos, ndërsa 24 të tjerë u shpallën të zhdukur pasi trupat e tyre nuk u gjetën kurrë.

Nënkryetari i Partisë Drejtësi dhe Unitet, deputeti Dashamir Tahiri ndodhet në Leçe ku ka marrë pjesë në gjyqin e familjarëve të viktimave të Otrantos, në mbështetje të kauzës së tyre, një gjyq që u shty për në datën 9 nëntor.

Duke folur me familjarët e viktimave të tragjedisë ujore të vitit 1997, deputeti Dashamir Tahiri garantoi se PDU do të jetë gjithnjë pranë tyre dhe se nuk do të ndalojë deri sa të gjendet drejtësia.

“Partia Drejtësi dhe Unitet do të jetë gjithnjë pranë jush. Tragjedia e Otrantos nuk harrohet deri sa drejtësia të vendoset në vend”, u tha Dashamir Tahiri, familjarëve të viktimave.

Nënkryetari i PDU-së do të qëndrojë në Leçe në seancat e gjyqit të familjarëve të viktimave të Otrantos me shkaktarët e kësaj tragjedie, duke dhënë mesazhin e qartë se PDU pret vendosjen e drejtësisë nga gjykatat italiane në Apelin e Leçes.

mit/NOA
KOMENTE