Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mbyllen kërkimet në Greqi, nuk u gjet thesari i Ali Pashës
English

Mbyllen kërkimet në Greqi, nuk u gjet thesari i Ali Pashës

Vasiliki, Greqi, 20 tetor 2010 - Kërkimi për gjetjen e thesarit në pjesën qendrore të Greqisë të pashait Otoman të shekullit të 19-të, ka përfunduar sot, pasi shpuesit kishin hasur në ujë.

Mendohej se gjetja eventuale e thesarit të Ali Pashës, do ta ndihmonte këtë vend për dalje nga borxhet. “Nuk gjetëm asgjë”, tha Vaios Ziakas, zyrtar lokal në fshatin Vassiliki, ku ishte zhvilluar operacioni i kërkimit, i financuar nga një person greko-australian. “Kërkuesi i ka paketuar pajisjet dhe është kthyer në Athinë”, i tha AFP-së zoti Ziakas, citon RFE. Sipas tij, kërkuesi Vangelis Dimas, ka premtuar se do të kthehet javën e ardhshme, për ta pompuar ujin dhe vazhduar operacionin. Mediat greke kanë raportuar se kërkuesi, i cili kishte thënë se thesari mund ta ketë vlerën miliona euro, në të kaluarën kishte bërë shpime për të gjetur ari në gadishullin e Peloponezit, por pa sukses. Ali Pasha, me origjinë shqiptare, që kishte sunduar në këtë hapësirë për Perandorinë Otomane në shekullin e 19-të, pak kohë para revolucionit grek, me të cilin u mbyll okupimi katërshekullor turk. Ai ishte vrarë në vitin 1822, por thesari i tij nuk ishte gjetur kurrë.

KOMENTE