Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meksikë, sekuestrim rekord i drogës, kapen 11 tonë marijuanë
English

Meksikë, sekuestrim rekord i drogës, kapen 11 tonë marijuanë

Meksikë, 19 tetor NOA - Njëqind e pesë ton marijuanë është sekuestruar dhe 11 persona janë arrestuar në Tijuana, në kufi mes Meksikës dhe SHBA-së dhe kjo pas një përleshjeje mes forcave policore dhe trafikantëve të drogës.

Bëhet fjalë për sekuestrimin më të rëndësishëm të viteve të fundit në këtë vend, ku që nga viti 2006 duhet thënë se si rrjedhojë e kësaj “beteje” kanë mbetur të vdekur 28 mijë persona.

"Janë sekuestruar më shumë se 10 mijë pako marijuanë për një peshë të barabartë me 105 tonelata dhe krahas tyre janë arrestuar dhe 11 persona”, - deklaroi gjenerali Alfonso Duarte.

Droga e sekuestruar vlen rreth 335 milionë dollarë amerikanë në Meksikë, por vlera e saj mundtë 2dyfishohet, madje të trefishohet në tregun e SHBA-së.

r.b/NOA

KOMENTE