Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tentoi të vriste fqinjin me dashje në Allias, fshihej në Durrës
English

Tentoi të vriste fqinjin me dashje në Allias, fshihej në Durrës

Durrës, 19 tetor, NOA – Mbrëmë pak pas mesnate shërbimet e Komisariatit të Policisë në Durrës kanë prangosur një person të shpallur në kërkim për vrasjen të mbetur në tentativë të një shtetasi tjetër.

Burime nga policia e Durrësit bëjnë të ditur se pas informacioneve të marra në rrugë operative efektivët e policisë organizuan operacionin dhe në orën 23.30 arritën të arrestonin 37 vjeçarin Nezir Markola.

Arrestimi i tij u realizua në lagjen 13 të qytetit të Durrësit pranë sektorit Iliria.

Markola i lindur në Peshkopi dhe banues në lagjen Allias të Tiranës ishte shpallur në kërkim që prej 5 tetorit, pasi dyshohej se kishte tentuar të vriste me dashje një fqinjin e tij, S.Leka edhe ky banues në lagjen Allias.

Markola kishte qëlluar në drejtim të shtetasit S.Leka me armë zjarri por, pa mundur dot ta vrasë.

Pas ngjarjes, Markola ishte larguar nga vendngjarja duke iu shmangur hetimit.

Kapja e këtij shtetasi u bë e mundur në një banesë të marrë me qera prej tij në lagjen 13 në Durrës, e pikërisht në afërsi të lokalit Holliday.

Tashmë Nezir Markola iu vu në dispozicion për veprime të mëtejshme Zyrës së Krimeve Kundër Personit në Drejtorinë e Policisë së kryeqytetit.

mit/NOA
KOMENTE