Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Van der Linden: Shqipëria, sa ka ndryshuar!
English

Van der Linden: Shqipëria, sa ka ndryshuar!

Tiranë, 19 Tetor, NOA – “Shqipëria, është tashmë një vend modern evropian në zhvillim dhe në rrugën solide drejt integrimit evropian”. Ky ka qenë konstatimi i bërë para kryeministrit Berisha, nga ana e kryetarit të Senatit të Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, René van der Linden.

Ai u shpreh se konstatonte me kënaqësi ndryshimet e jashtëzakonshme të ndodhura në Shqipëri që nga vizita e tij e parë në vitet ’90, si dhe shtoi se kishte ndjekur me vëmendje dhe kishte asistuar në procese të rëndësishme të Shqipërisë, si pranimi në Këshillin e Evropës, anëtarësimi në NATO, procesi i liberalizimit të vizave, si dhe procesi i integrimit evropian.

Më tej, kryetari i Senatit të Mbretërisë së Vendeve të Ulëta u shpreh se e konsideronte një detyrë të Holandës dhe vendeve të zhvilluara ndihmesën në zhvillimin e Shqipërisë. Ai mbështeti dhe inkurajoi kryeministrin Berisha për ndërmarrjen e reformave të nevojshme për modernizimin e vendit dhe integrimit në Bashkimin Evropian.

Kryeministri nga ana e tij, e falënderoi Linden për ndihmën e madhe që Holanda ka dhënë gjatë të gjithë periudhës së tranzicionit për qeverinë dhe popullin shqiptar, duke theksuar vlerën e madhe të kësaj ndihme në transformimin e vendit dhe të shoqërisë shqiptare.

Ai shprehu gjithashtu vullnetin e plotë të qeverisë së drejtuar prej tij në plotësimin e të gjitha detyrimeve dhe kryerjen e të gjitha reformave pasi theksoi se procesi i integrimit evropian është një proces që duhet të bazohet vetëm në meritë, performancë dhe arritjen e standardeve evropiane.

Kryeministri tha se reformat e viteve të fundit kanë sjellë atë transformim dhe modernizim të vendit që tashmë është i prekshëm nga të gjithë dhe siguroi vazhdimësinë në këtë rrugë.

Gjithashtu, Berisha i bëri një ekspoze të zhvillimeve politike në vend dhe e njohu bashkëbiseduesin me ofertat e mazhorancës drejtuar opozitës duke shprehur vlerësimin dhe respektin më të madh për kontributin e një opozite konstruktive në progresin e vendit.

n.e/NOA

KOMENTE