English

James Cameron do të xhirojë Avatar 2 dhe 3

SHBA, 21 tetor NOA - James Cameron në një intervistë të dhënë për New York Times ka folur në lidhje me projektet e tij të ardhshme.

“Ajo që është e sigurt është se nuk do të bëj asgjë për Avatar 2 dhe Avatar 3, pasi ato do të xhirohen bashkë”, - tha ai. Me sa duket për regjisorin xhirimet e Avatarit të ri duhet të fillojnë menjëherë, por ajo çka mbetet e paqartë është teknologjia e përdorur në të parin e cila është ende në diskutime nëse mjafton për të realizuar dhe dy të tjerët.

Cameron ka bërë të ditur dhe disa detaje të vogla në lidhje me filmin e ardhshëm dhe ka pohuar se Sigourney Weaver nuk ka vdekur pasi asnjë personazh në filmat fanta-shkencë, nuk ndahet nga jeta. r.b/NOA

KOMENTE