English

Margaret Thatcher në spital për një infeksion

Angli, 20 tetor NOA - Ish kryeministrja britanike, Margaret Thatcher, është shtruar në spital dhe kjo si rrjedhojë e një infeksioni. Megjithatë për mjekët, bëhet fjalë vetëm për një kontroll rutinë.

Zonja e hekurt, sapo ka mbushur 85 vjeç dhe javën e kaluar ajo hoqi dorë nga pjesëmarrja në një festë në nder të saj nga pasardhësi David Cameron në Downing Street për shkak të një gripi të fortë që e kishte zënë. Duhet thënë se ka qenë vetë ajo që kishte insistuar që festa të mbahej gjithsesi me 150 miqtë e saj të ish-kolegjit.

Thatcher, e shtruar në klinikën e Cromwell në qendër të Londrës, në të shkuarën kujtojmë se ka pësuar tronditje të shumta.

r.b/NOA

KOMENTE