Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tadiç: Mlladiç drejt kapjes, detyrim për viktimat e luftës
English

Tadiç: Mlladiç drejt kapjes, detyrim për viktimat e luftës

Beograd, 20 Tetor, NOA – Arrestimi i të kërkuarit serb për krime lufte, Ratko Mlladiç, është vetëm një çështje kohe dhe se është e kotë të merremi me prognoza, por shpresohet që kjo do të jetë brenda një periudhe të afërt kohore.

Kështu u shpreh presidenti serb, Boris Tadiç për mediat serbe, duke deklaruar se Serbia duhet që të lirohet nga hija e kriminelëve të luftës.

“Serbia dua që me kapacitet të plotë të bëhet kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe t’u kthehet zgjidhjes së problemeve të njerëzve në mënyrë konkrete”, ka deklaruar Tadiç.

Më tej, ai ka thënë se është i bindur se shumica e qytetarëve serbë janë pro gjykimit të gjithë kriminelëve të luftës dhe dënimit të tyre të ligjshëm.

“Kërkimi i Mlladiç është obligim i qeverisë serbe, para së gjithash ndaj viktimave të pafajshme dhe familjeve të tyre”, ka thënë ai.

n.e/NOA

KOMENTE