Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vetëvendosje! në zgjedhje, si nismë qytetare
English

Vetëvendosje! në zgjedhje, si nismë qytetare

Prishtinë, 20 tetor, NOA – Lëvizja Vetëvendosje! në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të garojë si nismë qytetare, ndërsa ligji ekzistues për në Republikën e Kosovës parasheh mundësinë që subjekti politik të jetë parti politike, nismë qytetare apo kandidat i pavarur.

“Prandaj ne do ta shfrytëzojmë mundësinë e nismës qytetare për t’u çertifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ashtu që të mund të marrim pjesë në zgjedhjet e përgjithshme”, citojnë drejtuesit e saj në një deklaratë për shtyp.

Më 12 qershor të këtij viti, gjatë një konference, ne e bëmë të ditur rezultatin e një debati “Lëvizja Vetëvendosje! e konsideron programin e vet si qëllim suprem për realizimin e domosdoshëm të të cilit me kujdes i shqyrton të gjitha mënyrat e mundshme të veprimit. Ne do t’i shfrytëzojmë të gjitha mënyrat legale të sistemit politik në masën që këto i shohim si mjete për arritjen e jetësimit të konceptit tonë që është qëllim në vetvete, e ky është shteti i Kosovës në shërbim të qytetarit. Çertifikimi për neve është hollësi teknike që e përdorim në funksion të projektit tonë politik. Në këtë aspekt e shohim edhe përcaktimin tonë për nismë qytetare”, citon deklarata në fjalë.

Duke përfunduar se për shkaqe elektorale, kjo lëvizje do të aplikojë për t’u çertifikuar si nismë qytetare.

“Ajo mbetet lëvizje politike gjithëpërfshirëse shoqërore dhe qytetare e popullit të Kosovës dhe kombit shqiptar me qëllime të qarta programatike për shtetndërtimin e Kosovës, instalimin e demokracisë, zbatimin e drejtësisë dhe zhvillimin ekonomik të vendit tonë. Ne jemi lëvizje unifikuese e jo parti përçarëse”, përfundon deklarata.

n.e/NOA

KOMENTE