Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vret qenin me sharrë elektrike dënohet me 8 vite burgim
English

Vret qenin me sharrë elektrike dënohet me 8 vite burgim

Nju Meksiko, 20 tetor NOA - Teddy Sexton, 32 vjeç, jeton në Nju Meksiko dhe është dënuar me 8 vite heqje lirie pasi theri qenin e tij pitbull me një sharrë elektrike.

Ai shpjegoi se qeni i tij kishte sulmuar një vajzë 9-vjeçare në një festë në kopshtin e shtëpisë së tij. Sexton shtoi se përdori sharrën elektrike pasi nuk kishte asnjë armë zjarri në shtëpinë e tij. Në mbarë botën ishin të shumtë animalistët që kërkonin të dënohej në maksimumin e mundshëm.

Sexton ka precedent për posedim të metanfetaminës, marijuanës dhe për këtë ishte tepër e vështirë që ai të gjente një pistoletë.

Gjatë procesit të tij gjyqësor ai shpjegoi se dhe herë të tjera kishte tentuar të vriste qenin e tij, por nuk kishte funksionuar dhe për këtë arsye kishte marrë vendimin që kreu. Për tu theksuar është se janë dëgjuar dhe dëshmitarë të tjerë të cilët pranuan se qeni kishte sulmuar vajzën 9-vjeçare.

Ndërkohë trupi i qenit i është nënshtruar disa analizave për të vërtetuar nëse vuante nga tërbimi, por duke parë gjendjen e keqe të tij nuk është e mundur të përcaktohet motivi i agresivitetit të tij në atë moment.

r.b/NOA

KOMENTE