Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fajon: Pas Shqipërisë, edhe Kosova lajme të mira për vizat
English

Fajon: Pas Shqipërisë, edhe Kosova lajme të mira për vizat

Prishtinë, 21 tetor, NOA – “Shpresoj se 10 nëntori, dy ditë pasi që ministrat do të marrin vendimin për Shqipërinë dhe Bosnjë e Hercegovinën, të jetë një kohë e shkëlqyeshme për t’u dhënë autoriteteve dhe qytetarëve të Kosovës lajme të mira”.

Kështu është shprehur eurodeputetja Tanja Fajon, raportuese e Parlamentit Evropian për liberalizim të vizave për Ballkanin Perëndimor, gjatë vizitës së saj në Kosovë.

Duke u bërë më pas, thirrje institucioneve të Kosovës që të vazhdojnë në realizimin e reformave dhe përmbushjen e kritereve të kërkuara nga Bashkimi Evropian.

Ndërkaq, bëhet me dije se ajo do të qëndrojë edhe ditën e sotme në Kosovë, ku pritet të takohet me ministrat e resorëve që kanë të bëjnë direkt me procesin e integrues evropian si atë të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi dhe me ministrin e Integrimit, Besim Beqaj.

Kosova është shteti i vetëm në rajon që nuk është i përfshirë në procesin e liberalizimit të vizave, ndërsa ende nuk ka marrë nga strukturat e Bashkimit Evropian, as Strategjinë për procesin e liberalizimit.

n.e/NOA

KOMENTE