Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryeministri: Të vendosur për anglishten si gjuhë e dytë
English

Kryeministri: Të vendosur për anglishten si gjuhë e dytë

Tiranë, 21 tetor, NOA - Kryeministri Berisha ishte sot pasdite i pranishëm në çeljen e Festës së Edukimit dhe Punësimit, e organizuar nga Unioni Anglisht Folës në bashkëpunim me Dhomën Britanike të Tregtisë, në kuadrin e Javës Botërore të Anglofonisë.

Gjatë fjalës së tij përshëndetëse, ai shprehu kënaqësinë që ky aktivitet organizohet në Tiranë, cili është i vetmi vend në Evropë që vendosi me ligj që kjo gjuhë të shoqërojë gradimin e çdo studenteje dhe studenti shqiptar.

“Me këtë vendim, - u shpreh kryeministri, - qeveria është dhe mbetet e bindur se ky është një investim i vërtetë që të rinjtë dhe të rejat shqiptare bëjnë për të ardhmen e tyre intelektuale dhe profesionale”.

Më tej, kryeministri u shpreh se e afërt do të jetë dita kur shqiptarët, krahas gjuhës së tyre të bukur, të mund të komunikojnë me mbarë botën dhe nëpërmjet anglishtes.

“Duhet ruajtur të gjithë respektin, vokacionin për gjuhët e tjera të mëdha të perëndimit, vokacion ky shumë i çmuar tek shqiptarët, si dhe mundësitë e mëdha që u krijon fonetika e tyre, gjuha e bukur e tyre, ne jemi të vendosur që anglishtja, pas shqipes, të bëhet gjuhë e dytë”, u shpreh kryeministri.

Sipas tij, kjo gjuhë që mbart në vetvete vlerat e Shekspirit, Robert Burns, Ualt Uhitmanit, kolosëve të tjerë të letrave të botës anglosaksone dhe qytetërimit perëndimor dhe kjo gjuhë sot është shndërruar në gjuhën e kohës dhe të orës globale.

“Ndaj dhe ky vendim i qeverisë, jam i bindur se ka qenë dhe do të mbetet interesi më i mirë i studenteve dhe studentëve shqiptarë, i të rinjve dhe të rejave. Duhet ruajtur të gjithë respektin, vokacionin për gjuhët e tjera të mëdha të perëndimit, vokacion ky shumë i çmuar tek shqiptarët, si dhe mundësitë e mëdha që u krijon fonetika e tyre, gjuha e bukur e tyre, ne jemi të vendosur që anglishtja, pas shqipes, të bëhet gjuhë e dytë”, tha ai.

n.e/NOA

KOMENTE