Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kuvendi voton: Mandati i Beqjas në Gjykatën Kushtetuese
English

Kuvendi voton: Mandati i Beqjas në Gjykatën Kushtetuese

Tiranë, 21 tetor, NOA – Kuvendi i Shqipërisë sapo ka votuar me 70 vota pro dhe 67 kundër, për dërgimin e kërkesës për interpretimin dhe vlerësimin nëse mandati i deputetit Ilir Beqja është në përputhje me kushtetutën, një kërkesë që do ta vlerësojë tashmë Gjykata Kushtetuese.

Pak përpara votimit, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi deklaroi në fjalën e tij në kuvend se deputeti Ilir Beqja ka shkelur kushtetutën.

Kreu i Grupit të PD-së, theksoi sakaq se është Gjykata Kushtetuese ajo që vendos për heqjen e mandatit të deputetit Ilir Beqja.

Patozi deklaroi se “PD as nuk shton as nuk heq mandate, duke siguruar opozitën në kuvend se mazhoranca nuk luan me mandatet e opozitës.

“Askush prej nesh nuk mendon që ju keni këtë mendësi të përfitimit me tendera, por si ka mundësi, që një deputet merr në dorë 240 milion lekë dhe një këst pas mbarimit të grevës së urisë”, tha Patozi, duke nënvizuar se deputeti Beqja pas mbarimit të grevës u shpagua jashtëzakonisht mirë për të duke marrë të nesërmen 70 milion lekë.

Por, kryetari i Grupit Kuvendor të PD-së, e cilësoi ardhjen e opozitës në kuvend për të votuar për imunitetin e Beqjas si solidaritet në emër të 20 përqindëshit.

“Ju sot keni ardhur të gjithë nga ana e anës në emër të solidaritetit dhe ju keni ardhur sot për të votuar, ndërkohë që për ju qenka më i rëndësishëm mandati i Beqjas se votimi për reformat, apo për Gjykatën Administrative që i shërben biznesmenëve shqiptarë”, tha Patozi.

“Sot ne kemi përballë më tepër se kurrë kryetarin e PS-së, Edi Rama dhe në rast se ju doni patjetër një martir, të gjithë e dini se për martirët e korrupsionit nuk ka lapidar”, deklaroi në fjalën e tij kreu i Grupit Kuvendor demokrat, Astrit Patozi.

NOA

KOMENTE