English

Macja më e gjatë në botë

Nevada, 22 tetor NOA - Stewie është macja më e gjatë në mbarë botën. Guinness World Record ka zyrtarizuar rekordin e tij me 123,2 centimetër.

Macja më e gjatë në botë është një Maine Coon pesë vjeçe, e cila e matur nga bishti e deti tek koka llogarit një gjatësi prej 123,2 centimetrash. Ajo i përket Robin Hendrickson, nga Reno, Nevada. Padronët e saj nuk kishin aspak idenë se ishin në zotërim të maces më të gjatë në botë dhe vendosën të bënin një matje vetëm pas shumë komenteve që merrnin nga fqinjët e tyre, të cilët habiteshin nga madhësia e saj. Maine Coon është një gjigant. Duhet thënë se kjo lloj race ka masa superiore në krahasim me të tjerat. Dhe rekordi i mëparshëm i maces më të gjatë ishte i një tjetër Maine Coon, e cila ishte 121,9 centimetër.

r.b/NOA

KOMENTE