Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nxënësit mbërrijnë në Polici, takohen me Burgajn
English

Nxënësit mbërrijnë në Polici, takohen me Burgajn

Tiranë, 21 tetor, NOA - Nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Ali Demi” dhe shkollës së mesme të përgjithshme “Ismail Qemali” kanë vizituar gjatë këtyre ditëve ambientet e brendshme të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Këto vizita janë organizuar në kuadër të “Javës së vizitorëve të policisë”, e cila zhvillohet nga data 20-25 tetor në të gjitha strukturat policore si në nivel qendror ashtu dhe në nivel vendor.

Koncepti i kësaj jave, e cila është kthyer tashmë në një traditë të përvitshme për Policinë e Shtetit, është hapja e dyerve për publikun, kryesisht për nxënësit e shkollave apo qytetarët e ndryshëm, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, si dhe strukturave vendore të policisë.

Gjatë dy ditëve të para të kësaj jave, nxënësit patën mundësi të takonin dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, i cili shprehu kënaqësinë për prezencën e fëmijëve në këto ditë të veçanta ku policia mirëpret vizitorë.

Më pas, nxënësit e pranishëm u njohën me ambientet e brendshme të Policisë së Shtetit, si dhe zhvilluan takime me personelin e sallës operative, të qarkullimit rrugor, të policisë kufitare, etj.

Gjatë këtyre takimeve nxënësve iu shpjegua mënyra e funksionimit të strukturave përkatëse, pajisjet që ka në dispozicion policia për monitorimin e kontrollin e gjithë vendit, iu dhanë këshilla nga specialistë të qarkullimit rrugor, etj.

Një pikë e veçantë e bisedës me nxënësit dhe specialistë të Departamentit të Kufirit dhe Migracionit, ishin rregullat e kushtet që duhen plotësuar prej tyre për hyrjen në Pikat e Kalimit Kufitar dhe lëvizjen e lirë në të gjitha vendet e Shengenit me heqjen e regjimit te vizave për shtetasit shqiptarë.

Java e vizitorëve të policisë do të vijojë deri më 25 tetor me takime të qytetarëve apo nxënësve të shkollave me drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, biseda të nxënësve me specialistë nga fusha të ndryshme të policisë si: antidroga, trafiqet, dhuna në familje, qarkullimi rrugor, policimi në komunitet, parandalimi i krimit, etj.

Ndërkohë vizitorëve u krijohet mundësia të japin edhe opinionin e tyre për punën dhe cilësinë e shërbimit të ofruar nga Policia e Shtetit, përmes një anketimi.

Këto aktivitete organizohen në zbatim të filozofisë së “Policimit në Komunitet” dhe kanë si qëllim afrimin gjithnjë e më tepër të policisë me publikun.

n.e/NOA

KOMENTE