Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Raporti i OKB për Gratë: Dhunimi i tyre, si armë lufte
English

Raporti i OKB për Gratë: Dhunimi i tyre, si armë lufte

Uashington, 21 tetor, NOA - Dhunimi i grave po përdoret gjithnjë e më tepër si armë lufte në vendet që gjenden nën konflikte të armatosura, apo në fazën pas tyre.

Ky është konkluzioni i raportit 2010 për Gjendjen e Grave nëpër Botë, botuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Sipas tij, kur gratë diskriminohen, ato mbeten në pambrojtura në raste konfliktesh dhe më pak të afta për të ndihmuar në rimëkëmbjen e vendit.

"Kur gratë gëzojnë të drejta dhe mundësi, ato janë më aktive për t’iu përgjigjur katastrofave dhe konflikteve. Investimi në sektorët e kujdesit shëndetësor, arsimit dhe zhvillimit social do t’i bënin njerëzit më aktivë në kohë tepër të vështira”, citon raporti.

Duke përmendur më pas vende, ku gratë janë në pozita të mira për të ndihmuar në shërimin e plagëve të konflikteve në vendet e tyre.

Këtu renditen Bosnjë-Hercegovina, Haiti, Iraku, Jordania, Liberia, Palestina, Timori Lindor dhe Uganda.

n.e/NOA

KOMENTE