Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Trafikoi klandestinen për 1200 euro, kapet
English

Trafikoi klandestinen për 1200 euro, kapet

Kakavijë, 21 tetor, NOA - Si rezultat i përforcimit të masave në pikat e kalimit kufitar, forcat e policisë kufitare të Kakavijës kanë kryer arrestimin në flagrancë të një personi për trafik klandestinësh.

Siç ato konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA, fjala është për 25-vjeçarin Besmir Hoxha, lindur dhe banues në Fier, i cili drejtonte automjetin tip Honda me targa greke YXE 2471 dhe është paraqitur në sportel me dokumentet e tij dhe të dy pasagjerëve që kishte në makinë për të marrë vulën e daljes.

Në këtë automjet, mësohet se udhëtonin edhe xhaxhai i tij, Nafiz Hoxha dhe njëra që iu prezantua si bashkëshortja e Nafiz Hoxhës.

Nga verifikimi i bërë nga ana e punonjësve të policisë kufitare të Kakavijës të dokumentacionit të bashkëshortes së Nafiz Hoxhës, rezultoi se ajo që ishte në makinë dhe ishte prezantuar me emrin e bashkëshortes, nuk ishte ajo në të vërtetë, por një grua me inicialet L.K nga Fieri.

Pas konstatimit të këtij fakti, Nafiz Hoxha ka dalë nga makina dhe është larguar me vrap nga territori i kufirit të Kakavijës duke i shpëtuar ndjekjes së policisë, ku ende vijon puna për kapjen e tij.

Nga veprimet e para hetimore, ka rezultuar se Nafiz Hoxha në bashkëpunim me nipin e tij, Besmir Hoxha do të ndihmonin për të kaluar kufirin kundrejt fitimit 1200 Euro gruan me inicialet L.K., me anën e dokumentave të bashkëshortes së Nafiz Hoxhës me ngjashmëri të fotografisë.

Menjëherë është bërë arrestimi në flagrancë i Besmir Hoxhës, për veprën penale të “Dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit”, si dhe është bërë shpallja në kërkim e xhaxhait të tij, Nafiz Hoxha.

n.e/NOA

KOMENTE