English

Berisha: Opozita të zgjedhë vetë monitoruesit e zgjedhjeve

Tiranë, 22 tetor, NOA, Updat – Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar edhe një herë në prani të kryetarit të PS-së, Edi Rama se oferta e mazhorancës është e sinqertë dhe opozita është e ftuar të bëjë mendimet në Kodin Zgjedhor.

“Unë jam dakord me kreun e PS-së se zbatimi i ligjit pati probleme. Por pavarësisht kësaj unë nuk mund mos them se procesi zgjedhor pati gjykatësit dhe ekspertët që e mbrojtën atë”, tha Berisha.

Në lidhje kërkesën e opozitës për garantimin e zgjedhjeve të ndershme, Berisha u shpreh se opozita duhet të përcaktojë vet se “kush do të monitorojë ligjin”.

Ai u shpreh se rezoluta e Parlamentit Europian nuk ka shtuar asgjë më tepër sesa atë që mazhoracna i ka dhënë opozitës prej një viti.

“Detyrimet morale të një mazhoranca, pas 20 vitesh pluralizëm, për të qenë tërësisht hapur ndaj saj, por edhe besim ndaj opozitës. Nëse unë do të kisha dyshimin me të vogël nuk do t’i thosha opozitës, t’i shkruaj se unë po votojë.

Unë nuk do të bëja ofertë nëse këto mendime do të ishin jashtë standardeve ndërkombëtare”, tha Berisha.

Ai u shpreh se ndryshimet në Kod dhe hetimi i zgjedhjeve nuk mund të bëhen dy muaj para zhvillimit të zgjedhjeve.

“Unë kam bërë ofertën time. Unë ju grasatoj se ky dokument do të shqyrtohet me seriozitet” tha Berisha në lidhje me ofertën e fundit të opozitës.

a.k/NOA

KOMENTE