Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Diplomati rus me Berishën: Shqipëria mund të jetë pjesë e “South Stream”
English

Diplomati rus me Berishën: Shqipëria mund të jetë pjesë e “South Stream”

Tiranë, 22 tetor, NOA – Mes Shqipërisë dhe Rusisë duket se do të nis një erë e re bashkëpunimi. Zëvendësministri i Jashtëm të Federatës Ruse Vladimir Titov ka zhvilluar sot në Tiranë një takim me kryeministrin Sali Berisha ku i ka konfirmuar dëshirën e qeverisë ruse për të pasur marrëdhënie me të ngusha në fusha që kanë interes të përbashkët.

Zyra e shtypit e Kryeministrisë njofton se “Zëvendësministri Titov i bëri me dije Kryeministrit Berisha se në kuadër të bashkëpunimit dypalëshe Shqipëri - Rusi, Federata Ruse do të shqyrtojë edhe mundësinë e degëzimit të linjës së gazsjellësit South Stream, në mënyrë që edhe Shqipëria të ketë mundësi të përfitojë nga avantazhet që sjell ky burim energjie”.

Në takim u diskutua nevoja për intensifikimin e kontakteve politike në nivelet më të larta dhe vizitat që pritet të zhvillohen së shpejti nga zyrtarët e lartë të të dy vendeve, në funksion të intensifikimit të dialogut politik dhe për vlerësimin e hapësirave të paeksplorura për bashkëpunim në veçanti në fushën ekonomike dhe atë të investimeve të ndërsjella.

Nga ana tjetër, diplomati rus ka theksuar se Moska do të mbështesë kërkesën e Shqipërisë për të marrë kryesimin e radhës së OSBE.

Sektorët ku do të bëhet bashkëpunimi kanë të bëjnë me hidroenergjetikën, turizmin, industrisë minerare dhe hidrokarburet.

Gjithashtu, u theksua nevoja e shqyrtimit të mundësive për linjat direkte ajrore për të lehtësuar kontaktet mes dy vendeve. Në takim u vlerësua mbledhja e radhës së Komisionit të përbashkët Ekonomik Shqipëri – Rusi si një eveniment i rëndësishëm për bashkëpunimin mes dy vendeve dhe u rishpreh interesi i palëve për të kompletuar kuadrin ligjor për zhvillimin e këtij bashkëpunimi.

Në takim janë diskutuar edhe zhvillimet e fundit në rajon, ku u vlerësua rezoluta e fundit e Organizatës së Kombeve të Bashkuara si një kontribut për konsolidimin e paqes dhe stabilitetit, si dhe promovimin e dialogut e bashkëpunimit në rajon.

Në lidhje me Kosovën, Berisha ka theksuar se është e rëndësishme që serbët dhe shqiptarët të lënë pas të kaluarën dhe të shohin përpara për të ardhmen e tyre evropiane.

Në fund të takimit Kryeministri Berisha i përcolli, nëpërmjet zv/ministrit Titov, urimet e tij të përzemërta Kryeministrit Putin dhe Presidentit Medvedev.

a.k/NOA

KOMENTE