Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Haxhinasto në takimin e Grupit të Vishegradit me Ballkanin Perëndimor
English

Haxhinasto në takimin e Grupit të Vishegradit me Ballkanin Perëndimor

Tiranë, 22 tetor, NOA - Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto u nis sot për në Bratislavë, ku do të marrë pjesë në takimin e Grupit të Vishegradit me Ballkanin Perëndimor.

Ky takim do të ketë në qendër të tij çështje që kanë të bëjnë me rajonin e Ballkanit Perëndimor. Temë kryesore e takimit është procesi i integrimit evropian, perspektiva euroatlantike dhe bashkëpunimin në këtë kuadër me vendet e Grupit të Vishegradit, Hungari, Çeki, Poloni dhe Sllovaki.

Veç këtij takimi, në Bratislavë, ministri Haxhinasto do të zhvillojë takime të veçanta dypalëshe me Ministrat e Punëve të Jashtme të Çekisë, Karel Schëarzenberg dhe të Polonisë, Radoslav Sikorski.

Takimi zhvillohet në Bratislavë, me 22 tetor 2010, ku janë ftuar dhe Zv. Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm belg, në cilësinë e Presidencës së BE-së, Komisioneri për Politikën e Zgjerimit dhe Fqinjësisë, si dhe Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

a.k/NOA

KOMENTE