Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lordi Hant: Anglia mbështetje të palëkundur për integrimin e Shqipërisë
English

Lordi Hant: Anglia mbështetje të palëkundur për integrimin e Shqipërisë

Tiranë, 22 tetor, NOA - Ish-anëtari laburist i Dhomës së Lordëve të Mbretërisë së Bashkuar, Baronin Filip Hant, u shpreh sot gjatë takimit me presidentin Bamir Topi se Anglia do të mbështes integrimin e Shqipërisë.

Gjatë takimit me kreun e shtetit, Lordi Hant theksoi mbështetjen e vendit të ti dhe u shpreh se ka rëndësi shumë të madhe mësimi dhe përhapja në mënyrë të gjerë e gjuhës angleze për konsolidimin e mëtejshëm të lidhjeve dhe komunikimit mes popujve dhe vendeve tona mike.

Lordi Hant është Kryetar i Bashkimit Anglishtfolës. Vizita e tij në Tiranë bëhet në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare të Gjuhës Angleze.

Gjatë takimit Topi vlerësoi lart marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë me Britanisë e Madhe në të gjitha fushat.

Ai shprehu mirënjohjen për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme që qeveria e Britanisë së Madhe ka dhënë për konsolidimin e demokracisë dhe të institucioneve si dhe për mbarëvajtjen e proceseve integruese euroatlantike të Shqipërisë.

a.k/NOA

KOMENTE