Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra e Shtypit, 22 Tetor 2010
English

Pasqyra e Shtypit, 22 Tetor 2010

Tiranë, 22 Tetor, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e premte, 22 Tetor 2010. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht.

Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.

Gazetat shqiptare kanë si argument kryesor të ditës së sotme votimin e djeshëm në parlament të mandatit të deputetit Ilir Beqja, i cili e nxori mazhorancën vetëm me 70 vota. Një tjetër argument i trajtuar gjerësisht sot në gazeta është dhe ai i vendimit të marrë nga parlamenti, për kthimin e godinës së Piramidës në Kuvendin e ri. Sikundër, gjen pasqyrim edhe dasma e kryetarit socialist, Edi Rama, me detajet e intervistës së dhënë nga ai dhe bashkëshortja e re për emisionin “Top Story” dje në mbrëmje.

E përditshmja “Shekulli” hapet me titullin kryesor “70 vota, bie mazhoranca”, i cili citon votat e djeshme në Kuvend të mazhorancës, ndërsa votohej heqja apo jo e mandatit të deputetit socialist, Ilir Beqja.

“Intervista/ Lindita Basha: Si u dashurova me Edi Ramën”, është një tjetër artikull që ndalet në historinë e dashurisë dhe martesën e kryesocialistit Edi Rama, përmes fakteve që kanë dhënë gjatë një interviste televizive.

“Napoli, në protesta për plehrat – Berisha: Ata që kundërshtojnë plehrat, janë mafiozë”, është një artikull i gazetës që ndalet në çështjen e importit të mbeturinave.

Gazeta “Panorama” publikon si artikull kryesor ditën e sotme atë me titullin “Mandati i Beqajt/ Mazhorancës i ikin 5 vota, mbetet me 70”, i cili flet votimin e djeshëm në parlament të mandatit të deputetit Ilir Beqja, i cili e nxori mazhorancën vetëm me 70 vota.

Artikulli tjetër kryesor i kësaj gazete është “Votimi në parlament, do prishet Piramidaë”, që i referohet vendimit të marrë nga parlamenti, për kthimin e godinës së Piramidës në Kuvendin e ri.

“Lindita Basha: Me Edin do jetojmë në shtëpi me qera, asnjëherë nuk do merrem me politikë”, është një artikull që ndalet në detajet e dasmës së kryetarit të PS-së.

E përditshmja “Gazeta Shqiptare” ka si titull kryesor të saj “Tronditet mazhoranca, vetëm 70 vota në Kuvend”, i cili flet për pakësimin e votave të mazhorancës në Kuvend, gjë që u tregua gjatë votimit të djeshëm për mandatin e Beqjas.

Ndërkohë një argument tjetër në fushën e parlamentarizmit është edhe ai me titullin “Votojnë 71 deputetë, Piramida e Enver Hoxhës do të bëhet Parlament”.

“Lindita Basha nesër merr mbiemrin Rama: Do jetojmë me qera” është në artikull që i referohet dasmës e kryetarit socialist, Edi Rama, me detajet e jetesës së bashku me nusen e re.

“Meta dhe Mediu mungojnë në tryezën e Berishës” është një artikull tjetër i kësaj gazete.

Gazeta “Shqip” hapet me titullin kryesor “Berisha humbet shumicën”, i cili flet për humbjen e shumicës në parlament nga ana e mazhorancës që kryesohet nga Sali Berisha pas zgjedhjeve të 29 qershorit 2010.

Një tjetër artikull i kësaj gazete është ai me titull “Intervista/ Ilir Gjoni: Situata e sigurisë, mjaft problematike”.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Lindita Basha: Me Edin u takova kur nisi të ndryshonte Tiranën”, “Bllokohet përkohësisht ekstradimi i Kumbaros”, “SHBA qeverisë: Kujdes me ligjin e SHISH” etj.

E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor “SHBA: Kompromis për ngërçin, përmirëson kodin zgjedhor”, i cili flet për deklaratat e lëshuara dje në Tiranë nga i dërguari i Hillari Klintonit.

“Kuvendi vendos: Të shembet Piramida e Enverit”, është një tjetër artikull i cili i referohet votimit të djeshëm në Kuvend.

Artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Pensionet/ Afatet që ushtarakët duhet të zbatojnë për dokumentacionin”.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai titull “Kuvendi çon mandatin e Beqjas në Kushtetuese”.

n.e/NOA

KOMENTE