English

Rasmussen: S’ka Maqedoni në NATO pa emër

Athinë, 22 tetor, NOA - Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Andras Fogh Rasmussen ka thënë sot se bisedimet për anëtarësimin e Maqedonisë mund të fillojnë vetëm pasi të jetë zgjidhur mosmarrëveshja për çështjen e emrit me Greqinë.

Pas takimeve të zhvilluara me zyrtarë të lartë në Athinë, Rasmussen ka bërë thirrje edhe për heqjen e pengesave nga mosmarrëveshjet midis Turqisë e Qipros, që siç tha, pengojnë bashkëpunimin e NATO-s me Bashkimin Europian.

Në prag të samitit të Lisbonës, që do të mbahet në mesin e muajit të ardhshëm, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, tha se pikëpamja e Aleancës për anëtarësimin e Maqedonisë është e qartë:

“Vazhdon të mbetet në fuqi vendimi i samitit të Bukureshtit dhe vendimi i NATO-s është që bisedimet me Shkupin mund të fillojnë atëherë kur të jetë gjetur një zgjidhje reciprokisht e pranueshme në çështjen e emrit.

Ky është një vendim absolutisht i qartë dhe duhet të shtoj se gjithë vendimet e NATO-s kërkojnë unanimimitet, tha zoti Rasmussen, pas takimit në Athinë me ministrin e Jashtëm grek, Dimitris Drutsas.

NOA/BBC

KOMENTE