Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Uollfarth: Inkurajoj bashkëpunimin, zbatoni rekomandimet e OSBE
English

Uollfarth: Inkurajoj bashkëpunimin, zbatoni rekomandimet e OSBE

Tiranë, 22 tetor, Update, NOA –Ambasadori i Prezencës së OSBE në Tiranë Eugen Uollfarth ka kërkuar nga drejtuesit e partive politike që të marrin parasysh thelbin e problemit për reformën zgjedhore.

Pas replikave të shkëmbyera mes kryeministrit dhe kryetarit të opozitës në tryezën e partive politike, Uollfarth theksoi se është i rëndësishëm bashkëpunimi mes palëve dhe tryeza e sotme duhet të sjellë rezultat.

“Do të doja të tërhiqja vëmendjen tuaj në lidhje me rekomandimin e parë që ka të bëjë me rolin e partive politike në procesin zgjedhor”, tha ambasadori i OSBE.

Ai theksoi se puna e tryezës së partive që ka nisur sot duhet të bazohet në rekomandimet që ka dhënë OSBE/ODIHR.

"Megjithëse, sigurisht, nuk do të dëshiroja të hyja në një diskutim të detajuar mbi përbërësit e ndryshëm të mundshëm të një pakete të reformës zgjedhore, e konsideroj të vlefshme të tërheq vëmendjen tuaj te rekomandimi i parë i raportit përfundimtar të ODIHR-it për zgjedhjet e 2009-s, i cili ka të bëjë me rolin e partive politike në procesin zgjedhor", tha ambasadori i OSBE.

a.k/NOA

KOMENTE