Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Emigrantë, ja si mund të riktheheni në Greqi me vërtetimin e veçantë A' ?
English

Emigrantë, ja si mund të riktheheni në Greqi me vërtetimin e veçantë A' ?

Pas përgjigjes negative për rinovimin e lejës së qëndrimit, të gjithë emigrantët që gjenden në Shqipëri, mund të rikthehen përsëri në Greqi

Athinë, 23 Tetor 2010 - Më në fund Sekretaria e Përgjithshme e Politikës së Emigracionit ka filluar punën. Kreu Andrea Xhaki nuk kalon ditë pa nënshkruar dhe një vendim apo sqarim të ri, që në fakt kanë qenë të domosdoshëm prej muajsh. Këtë javë e kanë radhën emigrantët që gjatë pushimeve (apo punëve) në atdhe kanë humbur të drejtën e kthimit në Greqi. Numri është mëse i konsiderueshëm, përderisa u lejua kalimi i lirshëm për mbi një vit në kufi, nuk u theksua se çfarë do të ndodhte në raste të ndryshme.

Njëri, më tipik, çfarë do të bëhet me emigrantët, prej vitesh të ligjshëm ne Greqi, që për arsye të ndryshme i refuzohet rinovimi i lejës së qëndrimit.

Ndodhet në Shqipëri, nuk ka marrë përgjigjen se nuk ekziston mundësia të informohet, vërtetimi i llojit A’ që ka në dorë nuk vlen më dhe në momentin që përpiqet të kthehet në kufi, nuk ekziston asnjë mundësi si e tillë.

Porta mbyllet hermetikisht, ndërsa vetë emigranti (shpesh herë dhe familja)mbeten në një pikëpyetje të madhe e disa pyetje retorike të rreshtuara.

Këtu ka ndërhyrë para pak ditësh A. Xhakis, në një letër sqaruese të dërguar Periferive të vendit dhe drejtorive të emigracionit, duke kërkuar publikimin në OTA të nivelit të parë të kompetencave të tyre.

Sipas sqarimeve në bazë të dispozitave ligjore, emigranti që ka humbur të drejtën e kthimit në Greqi në mënyrë të ligjshme, ndërkohë që nuk ka patur asnjë informim se ka dalë përgjigja për rinovimin e lejës së qëndrimit, e aq më tepër që ajo ishte negative, duhet të drejtohet në një avokat, të dërgojë një prokurë në Greqi, që do të siglohet në konsullatën e Greqisë në Shqipëri, i cili do të kërkojë rishqyrtimin e çështjes në gjykatën vendase, e ndërkohë do të kërkojnë dhe shtyrjen e vendimit për anulimin e lejës së qëndrimit, me qëllim që emigranti (ose familja) të kenë mundësi të kthehet në Greqi e nëse do të largohet përfundimisht, të kryejë çdo procedurë e punë në mënyrë normale dhe njerëzore.

Ja çfarë përfshihet tekstualisht në mesazhin e fundit të Andrea Xhakit, drejtuar periferive dhe drejtorive të të huajve, në të gjithë Greqinë.

Nga Sekretari i Përgjithshëm i Politikës së Emigracionit A. Xhakis

Nr:20891

Athinë, 16 Shtator 2010

Zbatim i dispozitave të nenit 73, paragrafi 1, ligji 3386/2005, siç ndryshoi dhe është i vlefshëm

Pas problemeve të njëpasnjëshme që u shfaqën në rikthimin në Greqi të shtetasve të vendeve të treta, të cilët gjatë periudhës së qëndrimit në vendin e tyre me vërtetimin e llojit A kanë marrë përgjigje negative në kërkesën në pritje të rinovimin lejës së qëndrimit dhe duke pasur parasysh se: çfarë referohet në dispozitën e nenit 15 të ligjit 3068/2002 (Fletore Zyrtare A 274) për të drejtat e kërkimit të shqyrtimit të çështjes në gjykatë të shtetasve të vendeve të treta, të cilët marrin përgjigje negative në kërkesën për rinovimin e lejës së qëndrimit

Në të drejtat e përgjithshme të të drejtës njerëzore rreth sigurimit të të drejtave dhe besimit të justifikuar të qytetarit në administratën dhe fakti se ndër kompetencat e konsullatës greke në shtetin e huaj përfshihet dhe e drejta e ushtrimit të detyrave administrative që ushtrohen nga sektori publik në Greqi.

Ju bëjmë të ditur se:

Shtetasit e vendeve të treta dhe anëtarët e familjes së tyre që banonin në Greqi, të cilëve u është ndaluar, për arsyet e përmendura më sipër, rihyrja në shtetin grek, kanë mundësinë të kryejnë, me prokurë nëpërmjet avokatit të tyre, kërkesë për anulimin e përgjigjes negative (refuzimit) të lejës së qëndimit, kërkesë që paraqitet nga avokati në gjykatën përkatëse të shtetit grek. Prokura do të jetë e pranueshme nëse vërtetohet firma e të interesuarit nga konsullata greke në vendin e huaj (siglimi i firmës), në të cilën, siç referohet më sipër, lejohen ligjërisht shërbime të sektorit administrative publik.

Në raste që me kërkesën e anulimit dorëzohet dhe kërkesë e shtyrjes së vendimit refuzues për lejën e qëndrimit dhe lëshohet urdhër i përkohshëm i shtyrjes së refuzimit, ose lëshohet urdhër I pezullimit të vendimit negative, avokati i autorizuar me prokurë, bashkëshorti, fëmijët e mitur dhe vetë i interesuari, sipas dispozitave ligjore të paragrafit të pare të nenit 73, të ligjit 3386/2005, ofrohet mundësia e dorëzimit të vërtetimit special (të veçantë) për qëndrimin në Greqi, për të interesuarin e anëtarët e familjes, banorë të përhershëm në Greqi.

Përderisa plotësohen kushtet e përmendura më sipër dhe lejohet lëshimi i vërtetimit të veçantë, avokati i autorizuar me prokure pajiset me këtë vërtetim dhe e dërgon tek të interesuarit me qëllim kthimin në mënyrë të ligjshme në Greqi, deri në datën e skadimit të vërtetimit të ri special. Ky vendim vlen nga data e hyrjes në fuqi të vendimit të ministrisë së Mbrojtjes së Qytetarit (4-11-2009) në lidhje me hyrjen dhe rihyrjen e shtetasve të vendeve të treta gjatë periudhës kohore 15 Nëntor 2009 deri më 31 Dhjetor 2010. /NOA/NEWSIT - Burimi i lajmit është “Gazeta e Athinës”/

KOMENTE