Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta: Shqipëria, faktor i rëndësishëm për tërheqjen e investitorëve
English

Meta: Shqipëria, faktor i rëndësishëm për tërheqjen e investitorëve

Londër, 23 tetor, NOA - “Mundësitë që ofron Shqipëria për investitorët janë gjithnjë e më të shumta. Ambienti është gjithnjë e më i sigurt e miqësor”.

Kështu u shpreh ministri i Ekonomisë, Ilir Meta, gjatw njw interviste pwr BBC, ndwrsa gjendet në qendrën financiare të Londrës “London City” nw kuadrin e Forumit tw Dytë tw Investimeve në Shqipëri.

Z.Meta, a mund të na thoni përse është i rëndësishëm organizimi i një Forumi të dytë investimesh në Shqipëri këtu në Londër?

Është shumë e rëndësishme sepse Shqipëri po bëhet gjithnjë e më shumë një faktor i rëndësishëm për tërheqjen e investitorëve të huaj, jo vetëm për të investuar në Shqipëri, por edhe përmes Shqipërisë për të shtrirë investimet e tyre në të gjithë rajonin tonë. Mundësitë që ofron Shqipëria për investitorët e huaj janë gjithnjë e më të shumta. Ambienti është gjithnjë e më i sigurt e miqësor, vetë Banka Botërore në raporte të vazhdueshme ka theksuar rëndësinë e efektit të reformave të ndërmarra nga ana e Shqipërisë për një klimë sa më miqësore ndaj biznesit dhe investitorëve. Në këtë drejtim natyrisht që Britania e Madhe është një partner shumë i rëndësishëm jo vetëm politik i Shqipërisë, por është një partner shumë i rëndësishëm dhe për zhvillimin ekonomik të vendit, për modernizimin e tij dhe për integrimin evropian, ku natyrisht, investitorët e huaj, investimet e huaja, teknologjia më e avancuar kanë një rol të padiskutueshëm dhe këto bëjnë fokusin e vëmendjes sonë për t’i tërhequr për të ardhmen në Shqipëri.

Prania juaj në Londër nënkupton qartë rëndësinë që qeveria shqiptare i kushton investimeve të huaja. Gjatë fjalimit tuaj ju përmendët idenë se qeveria do të ndërhyjë në procese ligjore për të mbrojtur investimet e huaja si një lloj garancie. A është ky një element i ri në politikën e qeverisë?

Është një element i rëndësishëm për të forcuar sigurinë e investitorëve të huaj, për sigurinë e investimeve të tyre në vendin tonë, por edhe për të luftuar me efikasitet dhe në mënyrë ligjore pengesat e ndryshme burokratike, administrative, korruptive me të cilat hasen investitorët e huaj në vendin tonë, në mënyrë që koha gjatë të cilës një investitor merr të gjitha lejet, licencat apo autorizimet për të filluar implementimin e një investimi apo projekti konkret të jetë sa më e shkurtër. Në këtë drejtim ka jo vetëm ndryshime ligjore, por natyrisht që shumë shpejt do të vihet në funksion AIDA, agjencia për ngritjen e investimeve, e cila pikërisht këtë synon. T’u vijë në ndihmë investitorëve të huaj për realizimin e projekteve të rëndësishme në mënyrë që këto investime dhe financime të fillojnë në kohë rekord.

Çfarë do t’u thoshit ju një investitori britanik nëse do të kishit një minutë kohë për ta bindur atë që të vinte në Shqipëri?

Mendoj se përveçse ekspozesë që ne bëmë, vetë pamjet dhe komentet e përcjella në mënyrë edhe vizive, ishin tepër domethënëse për të gjithë pjesëmarrësit në këtë aktivitet, pasi Shqipëria sot përfaqëson një mundësi të shkëlqyer për të zhvilluar investime, jo vetëm të sigurta në Shqipëri, por edhe përmes Shqipërisë në vendet e tjera të rajonit tonë. Absolutisht që Shqipëria është tepër konkurruese sot përsa i takon tërheqjes së investitorëve të huaj për të gjitha ato arsye që kanë të bëjnë jo vetëm me potencialin shumë të madh për zhvillim të vendit, por sigurisht edhe për shkak të sigurisë absolute ligjore, për shkak të impakti rajonal që kanë investimet në Shqipëri dhe për shkak të rolit gjithnjë e më të rëndësishëm rajonal të vendit tonë, i cili u rrit vlerën investimeve të huaja në vendin tonë dhe njëkohësisht në këtë drejtim mendoj se emrat e mëdhenj, që tashmë kanë ardhur në Shqipëri dhe që janë në rritje, janë treguesi më konkret se kjo nuk është një demagogji por është një proces që po ndodh në mënyrë intensive.

Gjatë forumit u shfaq një dvd me pamje disi të vjetra, a mendoni se Shqipëria po ndryshon shumë shpejt dhe nuk ka kohë të mjaftueshme të përditësohet?

Vetë ALBINVEST-i, i cili ka qenë producent i kësaj dvd-ja tashmë është duke ia lënë vendin AIDA-s, një agjencie shumë më të aktualizuar dhe që do të ketë role shumë të rëndësishme në nxitjen e investimeve të huaja në vendin tonë. Gjithsesi, në thelb mendoj se mesazhi ka qenë shumë i qartë, bukuritë përrallore të Shqipërisë janë tepër konkurruese, pasuritë mbitokësore dhe nëntokësore të Shqipërisë janë të jashtëzakonshme. Shqipëria tashmë ka hyrë në një epokë të re për vetë faktin se jemi në një fazë finale të anëtarësimit në Bashkimin Evropian është një tregues edhe investimet e huaja tashmë i takojnë një cilësie shumë të lartë në vendin tonë, një teknologjie shumë të avancuar dhe të gjitha këto japin impaktet, jo vetëm në favor të investitorëve të huaj, por në radhë të parë në favor të qytetarëve shqiptarë.

BBC

KOMENTE