Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Parlamenti i ri, PS: Qeverisja në kaos, paratë të jepen për universitetin e Vlorës
English

Parlamenti i ri, PS: Qeverisja në kaos, paratë të jepen për universitetin e Vlorës

Tiranë, 23 tetor, NOA, Update – Pas kaosit për votimin në parlament të enjten të ngritjes së godinës së re të tij tek ish piramida e Enver Hoxhës dhe më mbrapa, miratimin e një fondi në mbledhjen e qeverisë mbrëmjen e të enjtes për vazhdimin e rikonstruksionit të saj në një teatër kombëtar, selia rozë deklaroi sot se “Qeverisja e vendit është futur në një krizë të thellë politike, ligjore e morale”.

Deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj theksoi se “Po të enjten, shumica e kaosit, në mënyrë kaotike dhe antiligjore votoi për miratimin e ligjit për kompleksin e ri parlamentar”.

“Vendi është në kaos për shkak të qeverisë së kaosit, për shkak të qeverisjes kuturu, që po shtyn ditët sipas parimit, të dalë ku të dalë”, nënvizoi deputeti socialist në bashkëbisedimin me gazetarët.

Sipas tij vetëm kjo javë jep disa fakte e shembuj për këtë realitet të trishtuar politik në vend, që dëshmojnë sipas zotit Xhafaj se “orët, javët dhe muajt e kësaj qeverie po numërohen mbrapsht dhe kjo qeveri, nuk do të ketë shumë të shtuna në dispozicion”.

Por, deputeti Xhafaj përmes argumentesh tha se votimi ishte një vendim krejtësisht antikushtetues, pasi kuvendi mori kompetenca të pushtetit ekzekutiv, duke dëshmuar qartë dhe pa ekuivok shthurjen e plotë të shumicës, që ben sikur qeveris, por që në fakt është shndërruar në një barjak privat të dyshes Berisha-Topalli.

“Vendimi është abuziv dhe abuzon me paratë e shqiptarëve, sepse të paktën në letër janë konsumuar 5 milionë euro për rikonstruksionin e piramidës së ish-diktatorit, që të shndërrohej në Teatër Kombëtar dhe tani, afrohen dhe qindra mijëra euro të tjera vetëm për konkursin për projektin, që do t´i ndryshojë destinacionin”, bëri me dije Xhafaj.

Sipas tij ky vendim është krejt i panevojshëm, pasi ndërsa jemi në pikun e krizës ekonomike të vendit, ky mund të cilësohet si një tallje me qytetarët e thjeshtë, që llogarisin qindarkat për bukë, dritë, arsim dhe ilaçe, dhe nuk mund të jenë dakort të paguajnë për luksin e nesërm të zonjës Jozefinë, që kërkon ndryshim salloni, tha deputeti socialist.

Xhafaj bëri me dije se Partia Socialiste e kundërshton këtë vendim absurd dhe propozon anullimin e tij dhe kalimin e fondeve për ndërtimin e kompleksit universitar “Ismail Qemali” - Vlorë, të lënë pezull për mungesë fondesh.

“Vlen më shumë që këto para të investohen për arsimin sesa të keqpërdorohen për kozmetikën e zonjës Topalli për të fshehur plakjen e pashmangshme të kësaj shumice të çuditshme”, tha deputeti Fatmir Xhafaj.

Por, deputeti socialist, si anëtar i Komisionit të Ligjeve theksoi se farsa apolitike e mazhorancës u ndje këtë javë edhe në Komisionin e Ligjeve, ku mazhoranca po tregon arrogancë dhe papërgjegjshmëri politike dhe mungesë personaliteti në përballjen me kandidaturat e dekretuara nga Presidenti i Republikës për në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë, duke e shndërruar marrjen në pyetje të kandidatëve në pjesë të humorit dhe batutave në tavolinat e juristëve.

“Ne jemi të shqetësuar për degjenerimin e këtij procesi, që është ndërruar nga nevojë për transparencë në gjyq politik të shumicës së papërgjegjshme ndaj njerëzve të drejtësisë dhe vet sistemit në tërësi”, deklaroi Xhafaj.

Sipas tij është në limitet e fundit afati ligjor prej tetë javësh për shqyrtimin dhe votimin në Kuvend të dekreteve presidenciale për gjyqtarët e kushtetueses.

Deputeti Xhafaj sqaroi se “kjo është një taktikë e deputetëve të mazhorancës që bëhet me qëllimin e vetëm, që të rrëzohen dekretet e presidentit, por jo përpara raportit të BE-së, që ky fakt të mos pasqyrohet në raport.

mit/NOA
KOMENTE