English

Prifti pedofil dënohet me 21 vjet burgim

Angli, 23 Tetor, NOA - Gjykata në Birmingham ka dënuar me21 vite heqje lirie James Robinson, ish priftin katolik I cili konsiderohet si fajtor ndaj 21 abuzimeve seksuale mbi minorenë, të kryera nga viti 1959 deri me 1983.

Mes viktimave të Robinson, kanë qenë dhe dy djem të rinj të cilët ishin nën pozitën e tij në kishë. Gjykatësi, Patrick Thomas, ka përshkruar të pandehurin si një personazh manipulues, i cili përfitonte nga pozita që kishte duke abuzuar, për të fituar besimin e viktimave.

"Krimet që ka kryer kanë shkaktuar dëme tepër të rënda dhe mund të shpresojmë që diçka e tillë të mos jetë e përhershme”, - konfirmoi gjykatësi.

r.b/NOA

KOMENTE