English

Shpërndanin marijuanë, ndalohen 2 shqiptarë në Itali

Capitolina, 23 tetor, NOA – Drogë e fshehur në dollapin me rroba në një apartament në rrugën “Via delle Robinie”, dy arrestime dhe disa kilogramë marijuanë e kapur nga karabinierët italianë të qytezës së Capitolinas.

Ky ka qenë rezultati i një shërbimi të sektorit të anti-drogës në rrethinën e Centocelles, e cila konsistoi edhe me ndalimin e një tregtari shqiptar të drogës shqiptar, i cili u takua me blerësit në stacionin e fundit në një përpjekje për t’u shkrirë me turmën gjatë shkëmbimit të mallit.

Gjithçka filloi dy ditë më parë kur forcat e policisë në një stacion autobusi, vunë re një djalë të ri në një gjendje pritje, i cili u bashkua me një burrë që mbante një valixhe të madhe shpine.

Pas kontrollimit të qeses, forcat e policisë dyshuan dhe në këtë pikë, agjentët ndërhynë duke i ndaluar që të dy.

Brenda në çantë janë gjetur dhe konfiskuar më shumë se 2 pako me marijuanë, të vendosura në dy qese celofani, si edhe 600 € në para të gatshme bashkë me çelësat e banesës ku është ndërmarrë menjëherë një kërkim nga forcat policore.

Ndërkaq, në shtëpi është gjetur dhe identifikuar një tjetër shtetas shqiptar i moshës 26 vjeç, i cili fshehu në një dollap një sasi të madhe marijuane, si edhe 7.500 € në para të gatshme.

Ndërkaq, të dy shqiptarët u ndaluan menjëherë dhe janë arrestuar për posedim me qëllim shpërndarje të drogës. n.e/NOA

KOMENTE