Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Spartak Ngjela: T’i japim fund brenda nëntorit kësaj qeverie të paligjshme
English

Spartak Ngjela: T’i japim fund brenda nëntorit kësaj qeverie të paligjshme

Tiranë, 23 tetor, NOA - “Gjendja po agravohet, se kemi përballë një kryeministër i cili ditë për ditë i provon shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve se ka manipuluar zgjedhjet”.

Kështu është shprehur sot në një deklarata për shtyp, kryetari i partisë Ligj dhe Drejtësi, i cili është në të njëjtën kohë edhe përfaqësues i Opozitës së Bashkuar, Spartak Ngjela.

Sipas tij “me këtë rast i është paraqitur nga 38 deputetë një tjetër ofertë për ngritjen e komisionit për hetim parlamentar, i cili do të behët objekt për të gjitha protestat që do të fillojnë në Shqipëri pas datës 8 ose 9 nëntor.

Opinionin publik opozitar duhet që të përgatitet dhe t’i japim fund brenda nëntorit një qeverie të paligjshme, të korruptuar, që ka krijuar një degradim ekonomik, moral dhe i ka humbur perspektivën shoqërisë shqiptare me mënyrën e vet barbare të qeverisjes.

Përsa i përket koalicionit, opozita e bashkuar mendon se e gjithë përgjegjësia do bjerë mbi kryeministrin aktual, i cili dominon në mënyrë antikushtetuese një maxhorancë kukull dhe nuk lejon hetimin për një çështje e cila në të vërtetë është esenca e të gjithë degradimit ekonomik, moral dhe të dinjitetit demokratik të shoqërisë shqiptare, sepse ka të bëjë me dhënien fund të manipulimit 20-vjeçar të zgjedhjeve që nga viti 1992 e deri sot”.

Z.Ngjela, kur përfundoi tryeza e opozitës së bashkuar, u deklaruat se mbështesnit qëndrimin e Ramës për të mos e bërë pjesë e tryezës të thirrur nga kryeministri. A ishit ju në djeni se edhe Rama dhe Dule do të bëheshin pjesë e kësaj tryeze?

Nuk më duket se pyetja është e saktë, sepse nuk janë bërë pjesë e asaj tryeze. Kanë vajtur, kanë paraqitur opsionin e vet që nuk e pranojnë atë tryezë, duke shkruar në tryezë. Në rast se do të ishin bërë pjesë e asaj tryeze, unë nuk kisha pse të dilja në këtë konferencë shtypi. Jam i sigurt që të gjithë ju gazetarët e keni kuptuar që ishte një denoncim i hapur, për të denoncuar atë çka nuk po bën ajo tryezë. As ka qenë dhe as do të jetë pjesë e asaj tryeze.

Ka një mospërputhje në qëndrimet tuaja me PS, duke pasur parasysh deklaratat tuaja, të Gjinushi apo edhe të ndonjë aleat tjetër që nuk ka më mundësi dhe nuk duhet ti jepet më mundësi maxhorancës për të diskutuar mbi transparencën e zgjedhjeve të shkuara, por duhet të kërkohen vetëm zgjedhje të parakohshme?

Duhet të kemi parasysh dy gjëra. E para, që gjithçka flitet për një hetim parlamentar dhe fakti që kemi përpara një hetim parlamentar, ne nuk kemi si e mohojmë edhe një dhënie mundësie për hetim parlamentar deri në datën 8. Unë kam përshtypjen që drafti i ri është një formë e re ultimative, në kuptimin politik të fjalës, që është këtu dhe s’ka më. Do të thotë mbas kësaj nuk ka më asnjë lloj hapësire për të biseduar. Do ti drejtohemi opinionit publik me fjalët që thashë unë do të zgjidhim problemin me protesta, deri në rrëzimin përfundimtar të kësaj qeverie ose ardhjen e asaj që thoni ju zgjedhje të reja.

Pra, data 8 është kufiri fundit që do ti lihen maxhorancës për këtë ofertë?

Unë mendoj në draft nuk është dhënë një afat, por afatet bëhen prekluzive, ose bëhen të pakalueshme atëherë kur përplasen me afate të tjera. Afati që kemi venë ne data 8 nëntor ose 9 nëntor i fundit, derisa ti drejtohemi opinionit shqiptar për protesta, natyrisht e mban në vetvete këtë që ju thashë.

NOA

KOMENTE